20.01.2025
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 46/2015 “Për shërbimet postare në Republikën e Shqipërisë“, është propozim i Ministrit për Infrastruturën dhe Energjinë, si ministër përgjegjës për sektorin postar dhe është hartuar në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1, të Kushtetutës si dhe në nenin 6, të Ligjit Nr. 46/2015 “Për shërbimet postare në Republikën e Shqipërisë”.
Projektligji synon përmirësimin e disa parashikimeve në kuadrit ligjor për shërbimet postare, në reflektim të zhvillimeve të tregut postar si dhe adresimin e disa nevojave të ofrimit të shërbimit universal postar.
Dokumenti Konsultativ
Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet deri me datë 14.02.2025 , në adresen e e-mailit: vilma.davidhi@infrastruktura.gov.al
20.12.2024
Plani Kombëtar për Energjinë dhe Klimën (PKEK) 2021-2030, krijon një kuadër politik të integruar për udhëheqjen e përpjekjeve të dekarbonizimit deri në vitin 2030 e më tej, në përputhje me qëllimet e Paktit të Gjelbër Evropian. Ky plan i është nënshtruar rishikimeve të mëtejshme për t’u harmonizuar me rekomandimet e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë (EnCS) për përmirësimin e PKEK-së, dhe për t’iu përshtatur objektivave të reja për vitin 2030
Plani Kombëtar për Energjinë dhe Klimën 2021-2030
The National Energy and Climate Plan 2021-2030
Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet deri me datë 14.02.2025 , në adresen e e-mailit: vilma.davidhi@infrastruktura.gov.al
18.12.2024
“Projekt-vendimi “Për miratimin e Strategjisë Afatgjatë të Rinovimin të Stokut të Ndërtesave”, përmban një sërë politikash dhe masash që synojnë zhvillimin dhe zbatimin e politikave të integruara për rinovimin e stokut të ndërtesave në Shqipëri.
Objektivat kryesore konsistojnë në përmirësimin efiçencën e energjisë dhe reduktimin e konsumimit te energjisë në ndërtesat e banimit, ato publike dhe të shërbimeve. Gjithashtu, edhe dekarbonizimi i stokut të ndërtesave, duke reduktuar ndjeshëm emetimet e gazeve me efekt serrë dhe duke kontribuar në arritjen e objektivave të Marrëveshjes së Parisit.
Gjithashtu, synon të krijojë një kornizë gjithëpërfshirëse për mobilizimin e burimeve financiare dhe zbatimin e masave të rinovimit, me fokus në:
-një vlerësim të përgjithshëm për konsumin e energjisë së stokut të ndërtesave në nivel kombëtar, bazuar në të dhënat statistikore kombëtare të sipërfaqeve të banueshme;
-identifikimin e qasjeve me kosto efektive për rinovimet që lidhen me tipologjinë dhe funksionalitetin e ndërtesës sipas zonave klimatike;
-prezantimin e politikave dhe masave lehtësuese fiskale për nxitjen e rinovimeve me kosto efektive të ndërtesave në nivel kombëtar;
-masat orientuese në vendimet e investimeve për ndërtesat private, industrinë e ndërtimit dhe pjesëmarrjen e institucioneve financiare;
-një vlerësim të bazuar në studimet për minimizimin e konsumit të energjisë për stokun kombëtar të ndërtesave dhe identifikimin e kursimeve të pritshme të energjisë.
-përfshirjen në rinovimin e ndërtesave të stokut kombëtar të sistemeve të prodhimit të energjisë nga burime të rinovueshme për vetëkonsum, sipas parashikimeve të legjislacionit për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme.
Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet deri me datë 15.01.2025 , në adresen e e-mailit: vilma.davidhi@infrastruktura.gov.al
01.11.2024
Projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10304, datë 15.7.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar””
Qëllimi i hartimit të këtij projekt akti është përmirësimi dhe lehtësimi i procedurave ligjore për shoqëritë që ushtrojnë veprimtari minerare në Republikën e Shqipërisë.
Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet deri me datë 29.11.2024 , në adresen e e-mailit: vilma.davidhi@infrastruktura.gov.al
01.11.2024
Projekt-ligji ka për qëllim promovimin dhe përmirësimin e performancës energjetike të ndërtesave dhe reduktimin e emetimeve të gazeve serrë të shkaktuara nga stoku i ndërtesave në Republikën e Shqipërisë, duke konsideruar kushtet klimatike të jashtme, kushtet lokale, kërkesat për cilësinë e mjedisit të brendshëm, nivelin optimal të kostos duke synuar një stok ndërtesash pa emetime deri në vitin 2050.
Objektivi konsiston në përcaktimin e kritereve, kushteve, kërkesave, standardeve për rritjen e performancës energjetike të ndërtesave dhe si rezultat rritjen e efiçencës energjetike në përputhje me objektivat kombëtare që lidhen me të dhe me sigurine e furnizimit me energji, reduktimin e kërkesës për burime të reja energjetike etj. Përveç kësaj, projektligji prek në brendësi dhe aspekte të tjera që lidhen me tranzicionin energjetik në ndërtesa që lidhen me infrastrukturën e qëndrueshme alternative për lëvizshmëri në ndërtesa, kërkesa mbi cilësinë e mjedisit të brendshëm si dhe aspekte të tjera siç janë varfëria energjetike dhe familjet e cënueshme.
Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet deri me datë 29.11.2024 , në adresen e e-mailit: vilma.davidhi@infrastruktura.gov.al
26.08.2024
Ky projektligj ka objekt promovimin e prodhimit dhe të përdorimit të Burimeve të Energjisë së Rinovueshme për sektorin e Transportit, nëpërmjet përdorimit të biokarburanteve për zëvendësimin e një pjese të nënprodukteve të naftës me lëndë djegëse jo fosile për motorët me djegie të brendshme. Në këtë kuadër, Shqipëria është e angazhuar në kuadër të Acquis të plotësojë Objektivin kombëtar për Energjinë e Rinovueshme.
Qëllimi i ligjit është të krijohen politika te tilla nxitëse për kultivimin të bimëve energjetike në Shqipëri dhe mundesine e perdorimit te biomasave me origjine te ndryshme per te garantuar mbrojtjen e mjedisin nëpërmjet respektimit të kritereve të qëndrueshmërisë dhe reduktimit të emetimeve të gazeve serrë për biokarburantet, biolëngjet dhe lëndët djegëse nga biomasa, si dhe plotësimin e kërkesave për cilësinë e karburanteve në sektorin e transportit referuar parashikimeve në direktivën 2018/2001KE, të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 11 Dhjetor 2018, “Mbi promovimin e përdorimit të energjisë nga burimet e energjive të rinovueshme”, amenduar se fundmi me direktivën 2023/2413KE, të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 18 Tetor 2023, e cila shfuqizon direktivën 2009/28/KE, si dhe plotësimi i kërkesave të Direktivës 2009/30/EC për cilësinë e karburanteve në transport.
Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet deri me datë 23.09.2024 , në adresen e e-mailit: vilma.davidhi@infrastruktura.gov.al
04.04.2024
Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 90/2021, “Për ndarjen e shoqërisë “Hekurudha Shqiptare sh.a”, synon që të përmbushë kërkesat e Direktivës 2012/34/BE të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 21 nëntor 2012, “Për krijimin e një zone të vetme evropiane hekurudhore”; të bëjë efektive dhe të zbatueshëm dispozitat e Kodit Hekurudhor; të rregullojë organizimin dhe funksionimin e këtij sektori, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, duke e rigjallëruar më tej transportin hekurudhor.
Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet deri me datë 02.05.2024 , në adresen e e-mailit: vilma.davidhi@infrastruktura.gov.al
29.03.2024
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka iniciuar projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 8378, Datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
Projkektligji i propozuar ka për objektiv disa ndryshime dhe shtesa në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.
Projektligji synon të përmbushë përputhshmërinë me Direktivën e Keshillit 96/53/BE, datë 17 shtator 2014 “Mbi përcaktimin për disa mjete që qarkullojnë në Komunitet të përmasave maksimale në trafikun kombëtar dhe ndërkombëtar dhe peshave maksimale të autorizuar në trafikun ndërkombëtar”.
Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet deri me datë 26.04.2024 , në adresen e e-mailit: vilma.davidhi@infrastruktura.gov.al
30.11.2023
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka iniciuar projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8402, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar, i cili synon të bëjë rregullime në ligjin ekzistues nr.8402, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, i ndryshuar. Këto rregullime vijnë si rezultat i problematikave të ndryshme që janë hasur në praktikë, gjatë implementimit të ligjit aktual. Konkretisht, këto ndryshime kanë si objektiv:
(i) monitorimin e procesit të punimeve të ndërtimit, që kryhen mbi bazën e vendimeve të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit;
(ii) vënien në dijeni të Sekretariatit Teknik të KKT-së, nga ana e subjekteve të përcaktuara në ligj, lidhur me të gjithë ndryshimet e mundshme në projekt;
(iii) saktësimin e terminologjisë së përdorur.
Ky projektligj vjen si domosdoshmëri për të përmirësuar procesin e zhvillimit të territorit, që vjen si rezultat i përvojës së deritanshme me zbatimin e kij. Projektligji është në përputhje të plotë me programin politik të Këshillit të Ministrave për zhvillimin e territorit.
Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet deri me datë 27.12.2023 , në adresen e e-mailit: vilma.davidhi@infrastruktura.gov.al
30.11.2023
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka iniciuar projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, i cili synon rregullime në ligjin ekzistues nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”. Këto rregullime vijnë si rezultat i problematikave të ndryshme që janë hasur në praktikë, gjatë implementimit të ligjit aktual. Konkretisht, këto ndryshime kanë si objektiv:
(i) krijimin e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, një organ në nivel qendror, kompetencat e të cilit do të përfshijnë krahas fushës së planifikimit/zhvillimit urban, edhe atë të menaxhimit të burimeve ujore, në kuadër të shqyrtimit të lejeve të zhvillimit/ndërtimit;
(ii) detajimin dhe ndarjen e kompetencave të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit sipas dy fushave, përkatësisht: planifikimi urban dhe zhvillimi urban;
(iii) detajimin e përgjegjësive të Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit dhe plotësimin e tyre me monitorimin e punimeve të ndërtimit, në zbatim të vendimeve të KKT-së;
(iv) saktësimin e Dokumenteve të Planifikimit të Territorit në nivel qendror, nëpërmjet shtimit të dy dokumenteve të reja në nivel qëndror, si dhe procedurave që ndiqen gjatë miratimit/rishikimit të tyre;
(v) parashikimin e procedurës së përshpejtuar, si dhe rastet kur mund të aplikohet kjo procedurë në praktikë;
(vi) vendosjen e sanksioneve për miratimin e PDV-ve që bien në kundërshtim me parashikimet e PPV-së;
(vii) saktësimin e mënyrës së organizimit të Regjistrit Kombëtar i Planifikimit të Territorit, si dhe përcaktimin e sistemit e-planifikimi si një prej tre kompenentëve të tij;
(viii) saktësimin e terminologjisë (përkufizimeve) së përdorur në ligj.
Ky projektligj vjen si domosdoshmëri për të përmirësuar procesin e zhvillimit të territorit, që vjen si rezultat i përvojës së deritanshme me zbatimin e këtij ligji. Gjatë punës në zbatim të këtij ligji, janë evidentuar nevoja për të saktësuar aspekte teknike dhe proceduriale në fushën e shqyrtimit të kërkesave për leje ndërtimi. ProjektligjI është në përputhje të plotë me programin politik të Këshillit të Ministrave për zhvillimin e territorit.
Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet deri me datë 27.12.2023 , në adresen e e-mailit: vilma.davidhi@infrastruktura.gov.al
15.11.2023
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka iniciuar projektligjin “Për etiketimin e produkteve me ndikim në energji”, i cili ka për qëllim vënien në dispozicion të informacionit mbi konsumin e energjisë dhe burimeve të tjera, të produkteve me ndikim në energji për konsumatorin fundor. Ky ligj synon vendosjen në treg ose në shërbim të produkteve me ndikim në energji dhe dhënien e informacionit standard të tyre në lidhje me efiçencën e energjisë, konsumin e energjisë dhe të burimeve të tjera gjatë përdorimit, duke u mundësuar kështu klientëve që të zgjedhin produkte më efiçente në mënyrë që të reduktojnë konsumin e tyre të energjisë.
Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet deri me datë 13.12.2023 , në adresen e e-mailit: vilma.davidhi@infrastruktura.gov.al
06.11.2023
Projektligji ka si qëllim krijimin e një kuadri të plotë ligjor që siguron kushtet optimale për një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit të furnizimit me ujë të pijshëm, largimit, grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura urbane.
Objektivat kryesore të Projektligjit janë ndërtimi i kornizës institucionale, në nivel kombëtar e vendor, ku përcaktohen rolet dhe përgjegjësitë e secilit institucion në kuadrin e përmbushjes së funksioneve politikëbërëse, rregullatore, menaxheriale dhe operacionale, ngritja e mekanizmave që promovojnë mbrojtjen e mjedisit dhe të burimeve ujore në veçanti dhe krijimin e mekanizmave që promovojnë ofrimin e një shërbimi sa më cilësor, si dhe promovimin e mbrojtjes së interesave të konsumatorit.
Për sa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/sugjerimet deri me datë 03.12.2023 , në adresen e e-mailit: vilma.davidhi@infrastruktura.gov.al
25.09.2023
Projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.378 datë 05.06.2019 “Për miratimin e rregullit teknik për pajisjet radio, njohjen e ndërsjellë të vlerësimit të konformitetit të tyre dhe përcaktimi i listës së standardeve të harmonizuara”, është propozim i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, në zbatim të nenit 5 pika 2, të ligjit nr. 10489, datë 15.12.2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore” i ndryshuar, si dhe të pikës 3 të nenit 79 të ligjit nr. 9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
Direktiva 2014/53/EU, që është transpozuar në VKM Nr. 378 datë 05.06.2019 “Për miratimin e rregullit teknik për pajisjet radio, njohjen e ndërsjellë të vlerësimit të konformitetit të tyre dhe përcaktimi i listës së standardeve të harmonizuara”, është ndryshuar me Direktivën (EU) 2022/2380, e cila parashikon rregullime shtesë në lidhje me pajisjet radio në disa kategori ose klasa, në veçanti lidhur me pajisjet e karikimit të tyre.
Projektakti synon të bëjë plotësime në një nga kërkesat thelbësore që pajisja radio duhet të përmbushë, në lidhje me ndërveprimin me aksesorët, veçanërisht me karikues të zakonshëm, me qëllim sigurimin e ndërveprueshmërisë ndërmjet pajisjeve radio, dhe për të thjeshtuar përdorimin e tyre në të mirë të konsumatorëve dhe përdoruesve të tjerë fundorë dhe reduktuar mbetjet dhe kostot e panevojshme.
Projektvendim
Relacion
Tabela e përputhshmërisë
Për sa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/sugjerimet deri me datë 20.10.2023 , në adresat e e-mailit: fotjon.kosta@infrastruktura.gov.al, vilma.davidhi@infrastruktura.gov.al .
19.06.2023
Projektvendim “Për miratimin e planit të emergjencës për gazin natyror në Republikën e Shqipërisë”:
Qëllimi i hartimit të projektvendimit “Për miratimin e planit të emergjencës për gazin natyror në Republikën e Shqipërisë”, është përcaktimi i standardeve minimale të sigurisë së furnizimit me gaz natyror në Republikën e Shqipërisë, përcaktimi i rregullave dhe kritereve për të garantuar furnizim të sigurt dhe të efektshëm me gaz natyror në kushtet e një situate krize dhe emergjence, si dhe detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve për menaxhimin e situatave të emergjëncës në furnizimin me gaz të klientëve. Në këtë projektvendim përcaktohet roli dhe përgjegjësitë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Entit Rregullator i Energjisë, si dhe operatorëve të sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes së gazit natyror, në kuadër të veprimit të një Plani Emergjence në furnizimin me gaz, për të siguruar monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të Planit të emergjencës në përputhje me dispozitat e Ligjit nr. 102/2015, datë 23.09.2015 “Për sektorin e gazit natyror”, të ndryshuar.
Ky projektvendim është përshtatur në përputhje me Rregulloren (BE) 2017/1938 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e 25 tetorit 2017 në lidhje me masat për të mbrojtur sigurinë e furnizimit me gaz dhe shfuqizimin e Rregullores (BE) Nr. 994/2010 mbi sigurinë e furnizimit, e cila parashikon një gamë gjithëpërfshirëse instrumentesh për të forcuar tregun e brendshëm të gazit dhe për të marrë masa paraprake për rastin e një krize furnizimi.
Për sa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit dhe konsultimit publik, në adresën e e-mailit: vilma.davidhi@infrastruktura.gov.al.
26.04.2023
Projektligjin “Për prodhimin, transportimin dhe tregtimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport”:
Ky projektligj ka objekt promovimin e prodhimit dhe të përdorimit të Burimeve të Energjisë së Rinovueshme për sektorin e Transportit, nëpërmjet përdorimit të biokarburanteve për zëvendësimin e një pjese të nënprodukteve të naftës me lëndë djegëse jo fosile për motorët me djegie të brendshme. Në këtë kuadër, Shqipëria është e angazhuar në kuadër të Acquis të plotësojë Objektivin kombëtar për Energjinë e Rinovueshme, ku pjesa e biokarburanteve zë 10% të këtij objektivi për konsum të burimeve të rinovueshme në nivel kombëtar me 38% në vitin 2020 krahasuar me vitin kur filloi detyrimi për MSA-në.
Ligji ka qëllim promovimin e kontributit në përmbushjen e angazhimeve për emisionet e gazeve që vijnë nga konsumi i hidrokarbureve në këtë sektor. Për Shqipërinë, transporti është kontribuesi më i madh i CO2 dhe në përmasat e vendit, ndikon në ndryshimet klimatike. Ligji parashikon objektiva, afate kohore dhe role me përgjegjësi të përcaktuara qartë.
Qëllimi i ligjit është të krijohen politika nxitëse për kultivimin të bimëve energjetike ne Shqipëri, për të mbrojtur mjedisin nëpërmjet respektimit të kritereve të qëndrueshmërisë për prodhimin e biokarburanteve, biolëngjeve dhe biogazeve referuar parashikimeve në direktivën 2018/2001KE, të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 11 Dhjetor 2018, “Mbi promovimin e përdorimit të energjisë nga burimet e energjive të rinovueshme”, e cila shfuqizon direktivën 2009/28/KE, si dhe plotësimi i kërkesave të Direktivës 2009/30/EC për cilësinë e karburanteve në transport. Kërkesa për këtë iniciativë ligjore lidhet dhe me faktin se ligji ekzistues nr. 9876, datë 14.2.2008 “Për prodhimin, transportimin dhe tregtimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport” është përpiluar në përputhje me Direktivën 2003/30, e cila është zëvendësuar me kërkesa të Direktivës 2018/2001KE. Për të arritur objektivat e sipërcituara është e nevojshme dhe vendosja e detyrimit ndaj operatoreve që të garantojnë furnizimin e tregut me sasi minimale vjetore me biokarburante.
Për sa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit dhe konsultimit publik, në adresën e e-mailit: vilma.davidhi@infrastruktura.gov.al.
19.04.2023
Me qëllim zbatimin e plotë të rekomandimit të VI të GRECO-s për publikimin e legjislacionit parësor dhe dytësor me interes publik specifik ndërmjet faqeve zyrtare të internetit, në këtë kuadër gjeni si më poshtë:
-Lidhja me RENJKP me raportet gjysmëvjetore dhe vjetore të MIE:
https://konsultimipublik.gov.al/Konsultime/InstitucionReports/77
-Lidhja me RENJKP për planin vjetor të konsultimit publik të MIE:
https://konsultimipublik.gov.al/PlaneVjetore/PlanetVjetore/77
28.03.2023
Njoftim
Organizimi i dëgjesës me grupet e intersit dhe publikun për kosultimin e çështjeve që do të trajtohen në “Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor për “Strategjinë Kombëtare të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve, 2023-2030″”
Datë: 11.04.2023
Ora: 10:30
Vendi: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
17.02.2023
Njoftim
Organizimi i dëgjesës me grupet e intersit dhe publikun për kosultimin e çështjeve që do të trajtohen në “Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor për “Strategjinë Kombëtare të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve, 2023-2030″” (Njoftimi)
Datë: 03.03.2023
Ora: 10:00
Vendi: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
31.01.2023
Projektvendim “Për miratimin e metodologjisë së përcaktimit të çmimit të aksesit në infrastrukturë dhe çmimet referuese të aksesit”, synon përcaktimin e metodologjisë të përcaktimit të çmimit të aksesit, në rrjetet e infrastrukturës pasive, si dhe çmimet referuese të aksesit në këto rrjete, me qëllim zhvillimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike me shpejtësi të lartë, duke reduktuar kostot e ndërtimit të tyre, përmes bashkëpërdorimit të kapaciteteve të lira ekzistuese.
Projektvendim “Mbi përcaktimin e tarifës për të drejtën e kalimit per rrjetet e komunikimeve elektronike dhe të rregullave për mënyrën dhe afatin e pagimit”, synon përcaktimin e tarifës për të drejtën e kalimit për ndërtimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike si dhe përcaktimin e rregullave për mënyrën dhe afatin e pagimit.
Për sa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet brenda datës 10.03.2023, në adresën e e-mailit: fotjon.kosta@infrastruktura.gov.al .
21.11.2022
15.12.2022
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, synon transpozimin e Direktivës (BE) 2018/1808, që ndryshon direktivën 2010/13/BE të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 10 mars 2010 “Për koordinimin e disa dispozitave të parashikuara me ligj, rregullore apo akte administrative në shtetet anëtare, lidhur me ofrimin e shërbimit të transmetimeve me zë dhe figurë” (Direktiva për Shërbimin Mediatik me Zë dhe Figurë).
Ky projektligj, ka për qëllim rishikimin e rregullave për transmetuesit audiovizivë për mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme, përfshirjen e rregullave për sigurimin e aksesit në informacion të personave me nevoja të veçanta, rritjen e transparencës së pronësisë së ofruesve të shërbimeve mediatike, përforcimin e detyrimeve për ofruesit e shërbimeve audiovizive me kërkesë (on demand service). Në të gjejnë vend, trajtimi i koncepteve të reja si bashkërregullimi, vetërregullimi dhe edukimi mediatik.
Po ashtu, përmes ndryshimeve propozohet rishikimi i detyrimeve të mbartjes (must carry rules), në linjë me Direktivën 2018/1972 të Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, e datës 11 dhjetor 2018, mbi krijimin e Kodit të Komunikimit Elektronik Evropian.
Raporti i Vlerësimit të Ndikimit (RIA)
Për sa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet në adresat e e-mailit: vilma.davidhi@infrastruktura.gov.al; fotjon.kosta@infrastruktura.gov.al .
21.11.2022
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hartuar draft Strategjinë Kombëtare të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve, 2022-2030. Kjo strategji është një dokument i rëndësishëm, që do të orientojë Qeverinë në përpjekjet e saj në përmirësimin e sektorit të ujësjellës kanalizimeve.
Qëllimi i Strategjisë së Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizime është të përmirësojë ofrimin cilësor të shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve për qytetarët e Shqipërisë dhe të mbështesë zhvillimin ekonomik të vendit, bazuar në kryerjen e një shërbimi kryesor të infrastrukturës.
Objektivat strategjike që synohen të arrihen janë specifike, të matshme në mënyrë që të arrihen në afatet kohore të parashikuara.
Objektiva Strategjikë janë përkthyer në Masa Prioritare të cilat do të detajohen nëpërmjet Planeve të Veprimit. Secila Masë Prioritare është shoqëruar me një objektiv të caktuar të performances, që do të monitorohet gjatë gjithë periudhës së zbatimit të kësaj Strategjie.
Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit dhe konsultimit publik.
Për sa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet e tyre brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit, në adresën e e-mailit: vilma.davidhi@infrastruktura.gov.al
31.10.2022
Projektligji “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, është propozim i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, bazuar në pikën 2 të nenit 100, të Kushtetutës dhe nenin 5 të ligjit nr. 9918 datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.
Projektakti ka si qëllim të rishikojë dhe përmirësojë kuadrin e përgjithshëm rregullator për komunikimet elektronike, të përcaktuar me ligjin nr. 9918 datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, me qëllim nxitjen e investimeve për rrjetet e komunikimeve elektronike me kapacitete shumë të larta (VHCN), si ato me fibër optike, ashtu edhe ato wireless (5G). Projektligji rishikon rregullimet në fuqi, në lidhje me spektrin e frekuencave, regjimin e shërbimit universal, rregullat për mbrojtjen e konsumatorit, numeracionin dhe komunikimet e emergjencave, rregullat për aksesin dhe rregullimin e tregut në tërësi, bazuar në një rregullim më simetrik.
Ky projektligj synon të transpozojë Direktivën (EU) 2018/1972 të parlamentit Evropian dhe të Këshillit “Për krijimin e Kodit Evropian të Komunikimeve Elektronike”, që ka zëvendësuar paketën e direktivave të komunikimeve elektronike të vitit 2002 dhe 2009 dhe kodifikon në një dokument të vetëm të gjithë elementët e ndryshëm të ligjit, që përbëjnë Kornizën Rregullatore të BE-së për komunikimet elektronike, si dhe riorganizon kuadrin rregullator të komunikimeve elektronike, në një mënyrë që arrin atë që duket të jetë një ekuilibër i ndryshëm politik, midis rëndësisë së ruajtjes së konkurrencës, nga njëra anë dhe nevojës për investime të mëdha, të cilat konsiderohen të nevojshme për të çuar përpara Strategjinë e Tregut të Vetëm Digjital.
Raporti i Vlerësimit të Ndikimit (RIA)
Për sa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/sugjerimet deri me datë 30.11.2022 , në adresën e e-mailit: fotjon.kosta@infrastruktura.gov.al .
11.09.2023
Më poshtë gjeni projektligjin “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të rishikuar mbas konsultimeve me të gjithë aktorët dhe reflektimit të komenteve.
Për çdo informacion kontaktoni në adresën e e-mailit: fotjon.kosta@infrastruktura.gov.al
19.09.2022
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka iniciuar projektligjin “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, me synim amendimin e Ligjit Nr. 7/2017 “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, në mënyrë që të përafrohet me direktivën 2018/2001 e Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të datës 11 dhjetor 2018 “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”.
Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit dhe konsultimit publik.
12.09.2022
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, synon transpozimin e Direktivës (BE) 2018/1808, që ndryshon direktivën 2010/13/BE të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 10 mars 2010 “Për koordinimin e disa dispozitave të parashikuara me ligj, rregullore apo akte administrative në shtetet anëtare, lidhur me ofrimin e shërbimit të transmetimeve me zë dhe figurë” (Direktiva për Shërbimin Mediatik me Zë dhe Figurë).
Ky projektligj, ka për qëllim rishikimin e rregullave për transmetuesit audiovizivë për mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme, përfshirjen e rregullave për sigurimin e aksesit në informacion të personave me nevoja të veçanta, rritjen e transparencës së pronësisë së ofruesve të shërbimeve mediatike, përforcimin e detyrimeve për ofruesit e shërbimeve audiovizive me kërkesë (on demand service). Në të gjejnë vend, trajtimi i koncepteve të reja si bashkërregullimi, vetërregullimi dhe edukimi mediatik.
Po ashtu, përmes ndryshimeve propozohet rishikimi i detyrimeve të mbartjes (must carry rules), në linjë me Direktivën 2018/1972 të Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, e datës 11 dhjetor 2018, mbi krijimin e Kodit të Komunikimit Elektronik Evropian.
Raporti i Vlerësimit të Ndikimit (RIA)
Për sa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit dhe konsultimit publik, në adresën e e-mailit: vilma.davidhi@infrastruktura.gov.al.
15.02.2022
Projektligj “Për Urdhërin Profesional të Inxhinierëve”
Qëllimi i Ligjit për Urdhërin Profesional të Inxhinierëve është të krijojë dhe përcaktojë rregullat për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Urdhërit Profesional të Inxhinierëve në Republikën e Shqipërisë, në funksion të mbrojtjes së interesit publik, duke respektuar parimin e shqyrtimit të pavarur dhe autonominë profesionale. Gjithashtu, synon të mbrojë dhe garantojë standardet në formimin dhe ushtrimin e profesionit të inxhinierit.
Për sa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet e tyre brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit, në adresën e e-mailit: vilma.davidhi@infrastruktura.gov.al.
Projektligj “Për Urdhërin Profesional të Arkitektëve”
Qëllimi i Ligjit për Urdhërin Profesional të Arkitektëve është të krijojë dhe përcaktojë rregullat për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Urdhërit Profesional të Arkitektëve në Republikën e Shqipërisë, në funksion të mbrojtjes së interesit publik, duke respektuar parimin e shqyrtimit të pavarur dhe autonominë profesionale. Gjithashtu, synon të mbrojë dhe garantojë standardet në formimin dhe ushtrimin e profesionit të arkitektit.
Për sa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet e tyre brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit, në adresën e e-mailit: vilma.davidhi@infrastruktura.gov.al.
25.10.2021
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në zbatim të Strategjisë Kombëtare të Energjisë (2018-2030) dhe të Rekomandimit 2018/01/MC-EnC të Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë, ka hartuar draftin final të Planit Kombëtar të Energjisë dhe Klimës. Midis të tjerash ky plan përcakton objektivin kombëtar të reduktimit të Gazeve me Efekt Serë deri në vitin 2030 në përputhje me NDC-në.
NECP do të mbulojë periudhën 2021-2030, duke përcaktuar objektivat kombëtare për secilën prej pesë dimensioneve të Unionit të Energjisë si dhe politikat dhe masat përkatëse për të përmbushur këto objektiva si më poshtë:
Draft Plani Kombëtar i Republikës së Shqipërisë për Energjinë dhe Klimën
Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit dhe konsultimit publik.
20.08.2021
Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis dhe Social i Depozitave Nëntokësore në zonën e Dumrese
Qëllimi kryesor i ndërtimit të Depozitave Nëntokesore në zonën e Dumresë është të kontribuojë në zhvillimin afatgjatë të sistemit të gazit në Shqipëri, përmirësimin e furnizimit me gaz për vendin, përmes ndërtimit dhe funksionimit të depozitimit nëntokësor të gazit natyror në Zonën Dumrea (UGS Dumrea). Sektori shqiptar i energjisë do të përfitonte nga shtimi i një kapaciteti gjenerues jashtë pikut, i cili do të ishte në dispozicion sipas kërkesës, për të plotësuar hidrocentralet në periudha të kushteve të pafavorshme hidrologjike. Sipas Master Planit të Gazit (MPG) për Shqipërinë, nën një skenar të gazit natyror për konsumin e energjisë, zbatimi i tij i plotë do të çojë në konsumin e mundshëm të gazit në Shqipëri deri në vitin 2040 në 927 mcm në sektorët e banimit, të shërbimit dhe të industrisë dhe 684 mcm për konsumatorët e ankorimit. Zbatimi i MPG shqiptare do të rrisë përbërësin e gazit natyror në TPES shqiptare nga 0.4% në 28%% në 2040 në krahasim me Linjën Bazë, ose të shprehur në energji nga 18 ktoe (210 GWh) në 2013 në 1,371 ktoe (15.950 GWh) në 2040. Gjithashtu, duke filluar nga viti 2030, importi i energjisë elektrike nuk është më i nevojshëm nëse zbatohen tre HEC-e te kombinuar për prodhimin e ngrohjes dhe energjisë elektrike të planifikuara me gaz (të përfshira në MPG) dhe Shqipëria do të ketë kapacitete të tepërta për eksport të energjisë elektrike. Gjithashtu, MPG konstaton se disponueshmëria e rezervave të njohura të gazit nuk është çështja kryesore në rrjedhën e sipërme për gazifikimin e Shqipërisë. Gazsjellësi TAP dhe projekti IAP si dy linja kryesore tubacionesh të gazit natyror në të gjithë Shqipërinë, duke tranzituar gazin natyror përpara dhe me radhë në drejtimin EW përmes Tubacionit Trans-Adriatik-Tipeline (TAP) dhe gjithashtu në drejtimin e NS përmes tubacionit Jonian-Adriatik (IAP).
Rezultatet dhe përfitimet
Paraqitja e një burimi energjetik më të pranueshëm mjedisor në rajon
Lehtësimi i gazifikimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera në rajonin e Ballkanit
Diversifikimi i sigurimit te furnizimit me gaz në rajon
Sigurimi i kapacitetit dhe të ardhurave të konsiderueshme të tranzitit në Shqipëri që zvogëlojnë emetimet e CO2 në rajon dhe lehtësojnë zhvillimin ekonomi
Vlerësimi i ndikimit mjedisor dhe social – përmbledhje joteknike
28.07.2021
Bazuar në ligjin Nr. 120/2016 “Për zhvillimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë dhe sigurimin e së drejtës së kalimit”, janë përgatitur katër projekt Vendime të Këshillit të Ministrave si më poshtë:
1. “Mbi përcaktimin e rregullave dhe kërkesave për infrastrukturën e brendshme të godinave dhe të administrimit të pikës së aksesit në godinë për rrjetet e komunikimeve elektronike”
2. “Për përcaktimin e kategorive të ndërtesave që përjashtohen nga detyrimi i pikës së aksesit për infrastrukturën e rrjeteve të komunikimeve elektronike”
3. “Mbi miratimin e rregullave të përgjithshme për procedurat e dhënies të së drejtës së kalimit, për ndërtimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike me shpejtësi të lartë”
4. “Për miratimin e rregullave për shpërndarjen e kostove të lidhura me koordinimin e punimeve civile”,
Për sa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet e tyre brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit, në adresën e e-mailit: fotjon.kosta@infrastruktura.gov.al.
03.06.2021
Njoftim mbi zhvillimin e dëgjesave publike me komunitetin dhe palët e interesuar në lidhje me Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis dhe Social i gazsjellësit Jonian-Adriatik (IAP).
Gazsjellësi Jonian-Adriatik (IAP) është pjesë e sistemit ndërkombëtar të transmetimit të gazit që kalon nëpër Shqipëri, Mal të Zi dhe Kroaci. IAP do të ndërlidhë sistemin ekzistues dhe të planifikuar të transmetimit të gazit të Republikës së Kroacisë me tubacionin Trans-Adriatik (TAP) në të dy drejtimet. Projekti IAP është pjesë e Unazës së ardhshme të gazit të Evropës Juglindore dhe është projekti më i rëndësishëm rajonal në Evropën Juglindore i cili ka marrë mbështetjen e Komunitetit të Energjisë dhe Komisionit Evropian. Seksioni IAP që kalon nëpër Shqipëri është projektuar në atë mënyrë që të lejojë transmetimin optimal të gazit nga TAP në Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kroaci dhe, të lehtësojë zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të transmetimit të gazit në Shqipëri. Në skenarin fillestar, IAP do të jetë shtylla kurrizore e pjesës veriore të sistemit shqiptar të transmetimit të gazit. Për më tepër, është parashikuar që IAP do të lehtësojë furnizimin me gaz të Kosovës përmes tubacionit Alkogap të planifikuar në të ardhmen. Në Shqipëri, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është përfituesi kryesor përgjegjës për zbatimin e projektit.
Objektivat e VNMS jane si me poshte;
Përmbledhja jo-teknike projekti IAP
31.05.2021
Projektvendimi “Për miratimin e rregullores mbi shërbimet e dërgesave të pakove postare ndërkufitare” vjen si propozim i Ministrit për Infrastrukturën dhe Energjinë, bazuar në nenin 6, të ligjit nr. 46/2015 “Për shërbimet postare në Republikën e Shqipërisë”.
Projektvendimi synon përcaktimin e disa kërkesave specifike për nxitjen e ofrimit të shërbimeve më të mira postare për dërgesat ndërkufitare të pakove postare, në plotësim të rregullimeve të përcaktuara në ligjin nr. 46/2015 “Për shërbimet postare në Republikën e Shqipërisë”. Nevoja e këtij rregullimi lidhet zhvillimin e tregtisë elektronike (e-commerce) përmes përmirësimit të shërbimeve postare ndërkufitare.
Projektakti ka për qëllim të transpozojë Rregulloren nr. 2018/644/EU të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të datës 18 prill 2018: “Mbi shërbimet e dërgesave të pakove postare ndërkufitare” dhe është parashikuar në Planin Kombëtar të Integrimit Evropian për vitin 2021.
Për sa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet e tyre brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit, në adresën e e-mailit: fotjon.kosta@infrastruktura.gov.al.
29.01.2021
Projektvendimi “Për miratimin e dokumentit të politikës së shërbimeve postare në Republikën e Shqipërisë për vitet 2021 – 2026” vjen si propozim i Ministrit për Infrastrukturën dhe Energjinë, bazuar në nenin 6, të ligjit nr. 46/2015 “Për shërbimet postare në Republikën e Shqipërisë”.
Dokumenti synon prezantimin e politikës së re të zhvillimit të sektorit postar në Republikën e Shqipërisë, për periudhën 2021-2026, me qëllim përcaktimin e objektivave për përshtatjen e këtij sektori me zhvillimet më të fundit të sektorit postar në Bashkimin Evropian dhe atë global, përmirësimin e përformancës si dhe adoptimin e zhvillimeve të reja në kuadër të tregtisë elektronike (e-commerce).
Projektakti ka për qëllim të miratojë dokumentin e ri, i cili zëvendëson dokumentin e mëparshëm të miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 625, datë 24.7.2013 “Për miratimin e dokumentit të zhvillimit të shërbimeve postare në Republikën e Shqipërisë”, i cili përcaktoi si objektiv të rëndësishëm hapjen e plotë të tregut postar për konkurrencë duke reduktuar dhe më pas hequr zonën e rezervuar për ofrimin e shërbimit universal postar.
Draft Dokumenti i Politikës së Shërbimeve Postare në Republikën e Shqipërisë 2021-2026
Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet e tyre brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit, në adresën e e-mailit: fotjon.kosta@infrastruktura.gov.al
07.12.2020
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 102/2015, datë 23.09.2015 “Për sektorin e gazit natyror”, të ndryshuar”, konsiston në përditësimin dhe krijimin e elementëve të rinj që kanë të bëjnë me sigurinë e furnizimit me gaz natyror. Rregullorja (EU) 2017/1938 e Parlamentit Europian konsiston në masat që duhet të merren për të mbrojtur sigurinë e furnizimit me gaz. Rregullorja (EU) 2017/1938 për të cilën do të bëhen edhe ndryshimet në ligjin 102/2015 “Për sektorin e gazit natyror” të ndryshuar, ka në thelbin e saj planin e veprimit parandalues dhe një plan emergjence i cili konsiston në masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e furnizimit me gaz. Përgatitja e një plani veprimi parandalues do të sillte një reagim me efikas në përballimin e ndonjë krize të furnizimit me gaz. Duke pasur një vlerësim mbi sigurinë e furnizimit dhe aplikimin e masave parandaluese do të sillte avantazhe në përdorimin me efikasitet të një furnizimi konstant në situata emergjence. Duke bashkëpunuar me shtete e anëtare të Komunitetit të Energjisë përballimi i situatave emergjente do të rriste gatishmërinë për një qasje më të plotë dhe efikase. Në raste emergjente koordinimi i shteteve anëtare do të rriste sigurinë e furnizimit me gaz.
Një pikë tjetër e rregullores (EU) 2017/1938 që do të shtohet në ligjin e gazit 102/2015 lidhet me situata që do të krijohen në një gjendje krize, ku në varësi të shkallës së krizës që do krijohet do të ndahet në tre kategori si më poshtë;
a)niveli i paralajmërimit të hershëm (‘paralajmërimi i hershëm’)
b)niveli i alarmit (alarmi)
c) niveli i emergjencës (emergjenca)
Për sa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit dhe konsultimit publik.
Raporti i Vleresimit te Ndikimit
21.10.2020
Project:Albania National Water Supply and Sanitation Sector Modernization Program
The Ministry of Infrastructure and Energy (MoIE) and the National Agency for Water Supply Wastewater and Waste Infrastructure (AKUM) in cooperation with the World Bank are expected to implement the Operation: Albania National Water Supply and Sanitation Sector Modernization Program (“the Operation”).
The public and stakeholders are invited to send comments / recommendations within 10 working days from the date of notification for the public consultation process.
ENVIRONMENTAL and SOCIAL COMMITMENT PLAN (ESCP)
Labor Management Procedures (LMP)
Stakeholder Engagement Plan
30.07.2020
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 304, datë 15.7.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”
Qëllimi i hartimit të projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 304, datë 15.7.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, është përmirësimi dhe lehtësimi i procedurave ligjore për shoqëritë që ushtrojnë veprimtari minerare në Republikën e Shqipërisë. Menaxhimi i veprimtarisë minerare në zbatim të ligjit nr.10304, datë 15.07.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, ka nxjerrë në pah nevojën e ndryshimeve ligjore. Amendimet legjislative, të përfshira në draftin e projektligjit përfshijnë një sërë shtesash, përmirësimesh dhe riformulimesh, të cilat synojnë përditësimin e tij me zhvillimet e reja në fushën e veprimtarisë minerare.
Nevoja për ndërhyrje në ligjin nr.10304, datë 15.07.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar u kushtëzua nga zbatimi në praktikë i cili evidentoi nevojën për ndryshime të ligjit ekzistues.
Raporti i Vlerësimit të ndikimit
Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet e tyre brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit dhe konsultimit publik në adresat e e-mailit: arvenola.naumi@infrastruktura.gov.al ; anisa.gjondedaj@infrastruktura.gov.al .
02.07.2020
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka iniciuar projektligjin “Për regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese turistike dhe të kënaqësisë me motor me fuqi mbi 30 KW ose 40.8 KF dhe tonazh nën 150 GT”. Qëllimi i këtij projektligji është rregullimi i mënyrës së regjistrimit, përdorimit dhe kontrollit të mjeteve lundruese turistike dhe të kënaqësisë me motor mbi 30 kw ose 40.8 kf, me tonazh nën 150 GT. Projektligji i propozuar synon harmonizimin dhe unifikimin e dispozitave lidhur me regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese turistike dhe të kënaqësisë në Republikën e Shqipërisë.
Objektivat që synohen të arrihen përmes miratimit të këtij projektligji dhe zbatimit të tij janë: (i) rregullimi i mënyrës së regjistrimit të mjeteve lundruese duke krijuar një regjistër elektronik i cili të jetë i aksesueshëm edhe nga institucionet e tjera ligj zbatuese; (ii) përcaktimin e normave të lundrimit në det dhe ujërat e brendshme tokësore; (iii) monitorimin sa më mirë të mjeteve lundruese turistike dhe të kënaqësisë që operojnë në det dhe ujërat e brendshme tokësore.
Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet e tyre.
Raporti i Vlerësimit të ndikimit
25.06.2020
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjinës ka propozuar projekt vendimi “Për miratimin e programin shumëvjeçar të politikës spektrale”.
Ky projektvendim, synon miratimin e programit shumëvjeçar të politikës spektrale dhe ka për qëllim realizimin e planifikimit strategjik dhe harmonizimin e përdorimit të spektrit të frekuencave, për të garantuar një përdorim efikas të spektrit të frekuencave në përputhje me politikat e BE-së për përdorimin e spektrit të frekuencave, në fushën e komunikimeve elektronike, kërkimit, zhvillimit teknologjik dhe hapësinor, transportit, energjisë dhe transmetimeve audiovizive. Projekt vendimi synon gjithashtu transpozimin e vendimit të BE-së 243/2012/EU për miratimin e një programi shumëvjëcar për spektrin radio.
Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet e tyre në adresën e e-mailit: fotjon.kosta@infrastruktura.gov.al
20.05.2020
Ky projektligji “Për të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit të sektorit publik”, ka për qëllim të përcaktojë bazën ligjore për përdorimin e të dhënave të hapura dhe të drejtën e ripërdorimit për qëllime tregtare ose jo, të dokumenteve që mbahen nga organet e sektorit publik ose sipërmarrjet publike, me qëllim nxitjen e inovacionit në produkte dhe shërbime.
Ky projektligj, synon transpozimin e Direktivës (BE) 2019/1024 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit të 20 qershorit 2019 “Mbi të dhënat e hapura dhe ri-përdorimin e informacionit të sektorit publik”, lidhur me ripërdorimin e informacionit të sektorit publik duke përditësuar kuadrin ligjor me avancimin e teknologjive digjitale duke nxitur më tej inovacionin digjital, veçanërisht sa i përket inteligjencës artificiale.
Raporti i vlerësimit të ndikimit
Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet e tyre.
16.04.2020
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hartuar draft Planin Kombëtar të Broadband për Shqipërinë 2020-2025.
Ky dokument strategjik do të zëvendësojë Planin Kombëtar Broadband, të miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 468 datë 30.05.2013, të ndryshuar në vitin 2015. Dokumenti bën rishikimin e vizionit, objektivave strategjike dhe qëllimeve për zhvillimin e infrastrukturës broadband në përputhje me zhvillimet e fundit të tregut të telekomunikacioneve, zhvillimeve teknologjike në këtë fushë, me nevojat gjithnjë në rritje për konektivitet digjital të shpejtësisë së lartë dhe shumë të lartë të komunikimit si dhe në përgjigje të kërkesave dhe aspiratave të transformimit digjital në mbështetje të gjithë investimeve të kryera nga qeveria shqiptare në kuadër të digjitalizimit të infrastrukturës publike dhe shërbimeve elektronike.
Draft Planin Kombëtar të Broadband për Shqipërinë 2020-2025
Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet e tyre në adresën e e-mailit: fotjon.kosta@infrastruktura.gov.al
24.01.2020
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hartuar draft Strategjinë Kombëtare të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve, 2020-2030. Kjo strategji është një dokument i rëndësishëm, që do të orientojë Qeverinë në përpjekjet e saj në përmirësimin e sektorit të ujësjellës kanalizimeve.
Qëllimi i Strategjisë së Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizime është të përmirësojë ofrimin cilësor të shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve për qytetarët e Shqipërisë dhe të mbështesë zhvillimin ekonomik të vendit, bazuar në kryerjen e një shërbimi kryesor të infrastrukturës.
Objektivat strategjike që synohen të arrihen janë specifike, të matshme në mënyrë që të arrihen në afatet kohore të parashikuara.
• Përmirësimi i cilësisë saktësisë dhe konsistencës së të dhënave të sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizime.
• Zgjerimi dhe përmirësimi i aksesit të shërbimeve ujësjellës dhe kanalizime për popullsinë.
• Rritja e eficencës dhe cilësisë në ofrimin e shërbimeve UK.
• Forcimi i qëndrueshmërisë financiare dhe përballueshmërisë së shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizime ndaj parimeve të kontrollit të kostos dhe mbulimit të plotë të kostos.
• Forcimi i kapaciteteve të forcës së punës në sektor.
• Përmirësimi i qeverisjes dhe kuadrit ligjor/rregullator të sektorit.
• Hartimi dhe zbatimi i një programi për agregimin e shoqërive UK.
Objektiva Strategjikë janë përkthyer në Masa Prioritare të cilat do të detajohen nëpërmjet Planeve të Veprimit. Secila Masë Prioritare është shoqëruar me një objektiv të caktuar të performances, që do të monitorohet gjatë gjithë periudhës së zbatimit të kësaj Strategjie.
Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit dhe konsultimit publik.
Strategjinë Kombëtare të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve, 2020-2030
11.11.2019
Draft-projektligji për amendinim e ligjit nr.124/2015 “Për eficiencën e energjisë”, me qëllim kryerjen e një konsultimi me grupet e interesit në datë 6 Dhjetor 2019 ora 10:00, në mjediset e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. (Dokumenti)
Projektligji është hartuar me mbështetjen e Programit Rajonal të Efiçencës së Energjisë të Ballkanit Perëndimor, Faza II – (REEP Plus) të EBRD.
08.11.2019
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka iniciuar projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike” të ndryshuar. Ndryshimet e propozuara synojnë rregullime në ligjin ekzistues nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike” të ndryshuar, të cilat iniciohen me qëlllim realizimin e rekomandimeve të dhëna nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë. Këto rekomandime janë reflektuar edhe në Vendimin e Entit Rregullator të Energjisë, nr. 43, datë 15.03.2017, “Mbi miratimin përfundimtar të çertifikimit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike OST sh.a.” në përputhje me nenin 54, pika 6, të Ligjit nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike” dhe nenin 9 pika 6, Direktivës 2009/72/KE mbas marrjes së opinionit të Sekretaritatit të Komunitetit të Energjisë”.
Qëllimi i këtij projektligji është rishikimi i disa dispozitave të ligjit aktual të cilat janë konsideruar nga Komuniteti i Energjisë si pengesa në realizimin e plotë të autonomisë së OST-së dhe ndarjes së OSHEE-së, si dhe përafrimin e plotë të ligjit me nenin 26, paragrafi 2, pika (c) dhe (d) të Direktivës 2009/72/KE, dhe me Acquis Communautaire në fushën e energjisë.
Amendimi i ligjit
Projektvendim
Relacioni shoqërues
Raporti i vlerësimit të ndikimit
Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit dhe konsultimit publik.
30.10.2019
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka iniciuar projektligjin “Për Sektorin e Furnizimit me Ujë dhe Largimin, Grumbullimin e Trajtimin e Ujrave të Ndotura Urbane”. Ky projektligj ka si qëllim krijimin e një kuadri të plotë ligjor që siguron kushtet optimale për ofrimin e shërbimit të furnizimit me ujë të pijshëm, të grumbullimit, largimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura në të gjithë vendin.
Ky Projektligj gjithashtu ka si objektiv kryesor ndërtimin e kornizës institucionale, në nivel kombëtar e vendor, ku përcaktohen rolet dhe përgjegjësitë e secilit institucion në kuadrin e përmbushjes së funksioneve politikëbërëse, rregullatore, menaxheriale dhe operacionale, ngritjen e mekanizmave që promovojnë mbrojtjen e mjedisit dhe të burimeve ujore në veçanti dhe krijimin e mekanizmave që promovojnë ofrimin e një shërbimi sa më cilësor, si dhe promovimin e mbrojtjes së interesave të konsumatorit.
Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit dhe konsultimit publik.
Raporti i Vlerësimit të Ndikimit
25.10.2019
Lidhur me ngritjen e Tryezave të Diskutimit dhe Këshillimit në kuadër të procesit të Integrimit Evropian
Në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit nr.113, datë 30.08.2019 “Për format e pjesëmarrjes, funksionimin dhe strukturën institucionale të platformës së partneritetit për Integrimin Evropian”;
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në cilësinë e institucionit drejtues për kapitujt e mëposhtëm:
– Kapitulli 10 “Shoqëria e informacionit dhe media”
– Kapitulli 14 “Politika e transportit”
– Kapitulli 15 “Energjia”
– Kapitulli 21 “Rrjetet transevropiane”
18.10.2019
Në kuadër të hartimit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor, për Strategjinë e Sektorit të Shërbimeve të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve 2020-2030, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë organizon takimin e dytë që do të zhvillohet më datë 01.11.2019, ora 11:00, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku të ftuar do jenë të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces.
Në këtë takim do të diskutohet:
– Raporti paraprak i Vlerësimit Strategjik Mjedisor, për Strategjinë e Sektorit të Shërbimeve të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve 2020-2030;
Lutemi për pjesëmarrjen tuaj në këtë takim, pasi pjesëmarrja Juaj është e rëndësishme për përfundimin e këtij proçesi konsultues.
16.10.2019
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka iniciuar projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik” të ndryshuar. Ndryshimet e propozuara synojnë rregullime në ligjin ekzistues nr. 8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publiK” të ndryshuar.
Këto rregullime vijnë si rezultat i problematikave të ndryshme që janë hasur në praktikë, gjatë implementimit të ligjit aktual për shpronësimet.
Ndryshimet e propozuara synojnë të rregullojnë procedurat e shpronësimit, me synim planifikimin si dhe përqëndrimin e kompetencave të institucionit përgjegjës për shpronësimet. Me këtë qëllim, do të ngrihet Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, e cila do të jetë institucion në varësi të ministrit përgjegjës për infrastrukturën. Këshilli i Ministrave me propozim të ministrit përgjegjëspër infrastrukturën, përcakton mënyrën e organizimit dhe funksionimit të saj.
Ky projektligj vjen si domosdoshmëri për të përmirësuar procedurat e shpronësimit që vjen si rezultat i përvojës së deritanshme me zbatimin e këtij ligji. Gjatë punës në zbatim të këtij ligji, janë evidenutar nevoja për të saktësuar aspekte proceduriale në fushën e shqyrtimit të kërkesave për shpronësim, duke i përqëndruar kompetencat në një institucion të vetëm.
Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit dhe konsultimit publik.
Hartimi dhe miratimi i projekt-Udhëzimit “Për përcatimin e rregullave të përgjithshme të menaxhimit të trafikut të komunikimeve si dhe mbrojtjen e të drejtave të përdoruesve” është ndërmarrë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në kuadër të përmbushjes së programit analitik të akteve për vitin 2019. Ky projekt-Udhëzim është parashikuar në Planin Kombëtar për Integrimin Evropian, në Kapitullin 10 “Shoqëria e Informacionit dhe Media” dhe përafron pjesërisht Rregulloren (BE) 2015/2120 të Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 25 nëntor 2015 mbi që përcakton masat në lidhje me një akses të lirë të Internetit dhe që modifikon Direktivën 2002/22/KE të shërbimit universal dhe të të drejtave të përdoruesve në fushën e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimit elektronik dhe rregulloren (BE) nr. 531/2012 në lidhje me shërbimin roaming në rrjetet publike të komunikimeve mobile brenda Bashkimit Evropian. Në zbatim të këtij Udhëzimi ofruesit e shërbimeve të komunikimeve elektronike duhet të ofrojnë akses në Internet, të garantojnë trajtim të barabartë dhe jo diskriminues të menaxhimit të trafikut në ofrimin e shërbimit të aksesit në Internet si dhe të ofrojnë informacion për çdo procedurë të vendosur prej tyre mbi matjen dhe drejtimin e trafikut me qëllim shmangien e ngarkesës ose mbingarkesës së lidhjeve të rrjetit.
Draft-Udhëzimi “Open Internet”
Rregullorja (BE) 2015/2120
Tabela e Përputhshmërisë
Lutemi dërgimin e komenteve tuaja në lidhje me tekstin e këtij dokumenti brenda datës 27.09.2019, në adresën e e-mailit: fotjon.kosta@infrastruktura.gov.al
02.09.2019
Në kuadër të hartimit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor, për Strategjinë e Sektorit të Shërbimeve të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve 2019-2030, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë organizon takimin e parë që do të zhvillohet më datë 11.09.2019, ora 9:00, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku të ftuar do jenë të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces.
Në këtë takim do të diskutohen këto çështje:
– procedurat që duhet të zbatojmë, në kuadër të procesit të VSM-së;
– çështjet kyçe që do të trajtohen gjatë procesit të VSM-së dhe që do pasyrohen në raportin e VSM-së;
– konsultimet që duhen bërë me grupet e interesit, përfshi këtu dhe publikun në kuadër të procesit të VSM-së;
Lutemi për pjesëmarrjen tuaj në këtë takim, pasi pjesëmarrja Juaj është e rëndësishme për vijimin e këtij proçesi konsultues.
22.08.2019
Konsultime me publikun dhe Grupet e interesit për programin buxhetor (Menaxhimi i Mbetjeve Urbane), PBA 2020-2022, Faza e II, datë 26.08.2019, ora 10.00, pranë ambienteve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
08.08.2019
Projektligj “Për krijimin e Autoritetit Rregullator Hekurudhor”
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka iniciuar projektligjin “Për krijimin e Autoritetit Rregullator Hekurudhor”. Ky projektligj synon krijimin e Autoritetit Rregullator Hekurudhor, i cili është i domosdoshëm për tregun hekurudhor shqiptar dhe synon garantimin e konkurrencës së lirë dhe efektive në tregun hekurudhor.
Ky Projektligj gjithashtu ka si objektiv kryesor plotësimin e akteve ligjore të parashikuara në Ligjin nr. 142/2016 “Kodi Hekurudhor i Republikës së Shqipërisë”, të cilat mundësojnë aktualisht zbatueshmërinë të këtij ligji.
Ligji Nr. 142/2016, “Kodi hekurudhor i Republikës së Shqipërisë” përcakton në Nenin 55/1 Ligjit nr.142/2016, krijimin me ligj të Autoritetit Rregullator Hekurudhor (Autoriteti).
Deri më tani, në Shqipëri nuk ka pasur një autoritet rregullator në kuptimin e legjislacionit evropian.
Objektivi specifik i këtij projektligji është rregullimi i tregut dhe konkurrencës së lirë në transportin hekurudhor si dhe nxitja e subjekteve private për të marrë pjesë në zhvillimet e këtij tranporti në Shqipëri.
Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit dhe konsultimit publik.
Raporti i Vlerësimit të Ndikimit
07.08.2019
Projektligj “Për krijimin e Autoritetit të Sigurisë Hekurudhore”
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka iniciuar projektligjin “Për krijimin e Autoritetit të Sigurisë Hekurudhore” (ASH). Ky projektligj ka si qëllim garantimin e sigurisë dhe ndërveprimit hekurudhor, nëpërmjet hapjes së tregut hekurudhor dhe nxitjes së zhvillimeve teknologjike për një transport hekurudhor të sigurisë së lartë. Fusha e veprimtarisë së ASH është garantimi i sigurisë dhe ndërveprimit hekurudhor, në zbatim të ligjit nr. 142/2016, datë 22.12.2016.
Ligji Nr. 142/2016, “Kodi hekurudhor i Republikës së Shqipërisë” përcakton në Nenin 69 të tij se “Autoriteti i Sigurisë Hekurudhore është organi përgjegjës për sigurimin ruajtjen dhe përmirësimin e nivelit të sigurisë hekurudhore”.
Gjithashtu, projektligji për ASH përcakton rregullat për përcaktimin e kushteve organizative, funksionale, hierarkike dhe vendimmarrëse të autoritetit hekurudhor të pavarur, përfaqësimin e tij, procedurën për përzgjedhjen e Këshillit drejtues, drejtorit dhe personelit, si dhe përgjegjësitë e tyre.
Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit dhe konsultimit publik.
Raporti i Vlerësimit të Ndikimit
Projektligj “Për krijimin e Autoritetit Kombëtar të Investigimit të Aksidenteve dhe Incidenteve”
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka iniciuar projektligjin “Për krijimin e Autoritetit Kombëtar të Investigimit të Aksidenteve dhe Incidenteve”.Qëllimi i këtij projektligji është krijimi i Autoritetit Kombëtar të Investigimit të Aksidenteve dhe Incidenteve hekurudhore dhe detare.
Ky projektligj ka si objekt përcaktimin e rregullave për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit, si dhe marrëdhëniet e tij me autoritetet e tjera hekurudhore dhe detare. Qëllimi i investigimit është përmirësimi, kur është e mundur, i sigurisë hekurudhore në funksion të parandalimit të aksidenteve e të incidenteve. Investigimi sipas këtij ligji nuk ka si objekt kryesor përgjegjësinë apo pjesëtimin e fajit por zbulimin e shkaqeve dhe përmirësimin e tyre.
Hapja e sigurtë e tregut hekurudhor dhe zhvillimet teknologjike për një transport ndërveprues të sigurisë së lartë, të cilët kërkojnë garantimin e përputhshmërisë teknollogjike nga pikpamja e sigurisë teknike, sidhe rritja e nivelit të kësaj garancije, kërkojnë krijimin e një organi Investigimi të pavaruar nga aktorët që e krijonë aksidentin apo incidentin për ti bërë një analizë të hollësishme të natyrave teknike apo psikologjike, pra për shkaqe materiale dhe subjektive.
Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit dhe konsultimit publik.
Raporti i Vlerësimit të Ndikimit
Projektligj “Për ndarjen e Hekurudhës Shqiptare Sh.a.”
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka iniciuar projektligjin “Për ndarjen e Hekurudhës Shqiptare Sh.a.” Ky Projektligj synon plotësimin e akteve normative të parashikuara në Ligjin nr.142/2016 (Kodi Hekurudhor i Republikës së Shqipërisë), të cilat mundësojnë zbatueshmërinë e këtij Ligji, por në mënyrë të posaçme i jep bazë ligjore krijimit të subjekteve vepruese në fushën e trasportit hekurudhor të cilat janë parashikuar si dy subjekte bazë, siç është Administratori i Infrastrukturës Hekurudhore dhe Sipërmarrësit Hekurudhorë.
Administratori i Infrastrukturës Hekurudhore është subjekti që zotëron dhe administron të gjithë infrastrukturën hekurudhore, që përbëhet nga traseja hekurudhore me shinat dhe stacionet hekurudhore, dhe mundëson veprimtarinë e çdo transportuesi hekurudhor, privat apo shtetëror, të huaj apo vendas, për transport mallrash apo udhëtarësh. Si zotërues i infrastrukturës hekurudhore ky subjekt ka shumë detyra, të përcaktuara në mënyrë të hollësishme në një numër dispozitash të Direktivës 2012/34/KE (direktiva bazë e tregut hekurudhor) për garantimin e menaxhimit të infrastrukturës hekurudhore në përputhje me politikën e BE-së për krijimin e një hapësire të përbashkët hekurudhore, në mënyrë transparente dhe jo diskriminuese.
Pikërisht këto detyra të Administruesit të Infrastrukturës, të Direktivës 2012/34/KE. Janë pasqyruar në mënyrë të plotë në Kodin Hekurudhor (Ligji 142/2016).
Po kështu, edhe për subjektet hekurudhore operatore që quhen Sipërmarrësit Hekurudhorë, Kodi pothuaj i ka pasqyruar në mënyrë të plotë të drejtat dhe detyrat që ato kanë gjatë veprimtarisë së tyre hekurudhore si transportues malli apo udhëtarësh me hekurudhë apo si ofrues shërbimesh në fushën hekurudhore.
Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit dhe konsultimit publik.
Raporti i Vlerësimit të Ndikimit
Projektligj “Kodi Ajror i Republikën së Shqipërisë”
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka iniciuar përgatitjen e projektligjit “Kodi Ajror i Republikën së Shqipërisë”. Ky Kod ka për qëllim rregullimin ligjor të përdorimit të hapësirës ajrore shqiptare dhe të marrëdhënieve juridike në fushën e transportit ajror.
Ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit e të konsultimit publik në adresën info@infrastruktura.gov.al
Raporti i Vlerësimit të ndikimit të Kodit Ajror
13.11.2018
Raporti paraprak i Vlersimit Strategjik Mjedisor për projektin“Studimit Sektorial për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve të Ngurta në Shqipëri
Draft report for Strategic Enviromental Assessment for Preparation of the “Sector Study for Investment Demand in Integrated Solid Waste Managment (ISWM) in Albania”
Ju ftojmë të dërgoni komentet dhe rekomandimet Tuaja, brenda datës 25.11.2018 në adresat: www.konsultimipublik.gov.al dhe www.infrastruktura.gov.al
30.05.2018
Njoftim për konsultimin publik të Raportimit Kombëtar Vullnetar të Shqipërisë (RKV/VNR) për Objektivat e Zhvillimit të Qendrueshëm (OZHQ)
– Njoftimi
– Draft Raporti VNR
– Axhenda e takimit
28.05.2019
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka iniciuar përgatitjen e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” dhe në zbatim të Ligjit nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, fton grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit e të konsultimit publik.
Projektligji për ndryshimin e ligjit 10304
Projektvendimi për propozimin e projektligjit
Raporti i Vleresimit te Ndikimit – Ndryshimi i Ligjit 10304 Për sektorin minerar
Relacioni shpjegues-Projektligji për ndryshimin e ligjit 10304
05.11.2018
Njoftim për konsultimin publik të projektligjit “Për garantimin e sigurisë së punës të pajisjeve, impianteve dhe instalimeve elektrike”
Raporti i vlerësimit të ndikimit
23.03.2018
Ftesë për Konsultim Publik
Zbatimi i ligjit Nr.120/2016 “Për zhvillimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë dhe sigurimin e të drejtës së kalimit”
© Ministria e Infrastruktures dhe Energjise 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Politikat e Privatësisë