Zëvendësministër Ami Kozeli - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Zëvendësministër Ami Kozeli

Z. Ami Kozeli mban pozicionin e Zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë duke filluar nga muaji qershor 2023.

Karriera e tij në administratën shtetërore përfshin një sërë pozicionesh të rëndësishme, si Këshilltar i Kryenegociatorit për Aderimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian (2020 –2021) dhe më pas emëruar Drejtor i Kabinetit të Kryenegociatorit (2021 – 2022), duke luajtur një rol aktiv në procesin e përgatitjes së vendit për hapjen e negociatave teknike me BE-në dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare në korrik 2022. Së fundmi, në periudhën tetor 2022 – qershor 2023, ka mbajtur pozicionin e Këshilltarit Ekonomik të Zëvendëskryeministrit, znj. Belinda Balluku.

 Z. Kozeli vjen nga një përvojë e gjatë dhe e larmishme në sektorin bankar dhe financiar, ku vlen të përmendet eksperienca e tij në Bankën e Shqipërisë, në Departamentin e Mbikëqyrjes (2014-2020), si dhe në bankat e nivelit të dytë. Ai ka punuar dhe si auditues në shoqërinë Deloitte & Touche Albania & Kosovo.

Z. Kozeli ka kryer studimet Bachelor në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë, diplomuar në degën Ekonomi Ndërmarrjeje (Ekonomi Biznes, 2006 – 2010) dhe mban titullin Master i Shkencave nga Universiteti “LUISS Guido Carli” i Romës (2011 -2013) në degën Ekonomi dhe Drejtim të Ndërmarrjeve.

Gjithashtu, është certifikuar nga Akademia e Studimeve Politike, program i Këshillit të Evropës si dhe ka kryer një sërë trajnimesh profesionale brenda dhe jashtë vendit.

Është njohës shumë i mirë i gjuhës angleze dhe italiane.

Z. Kozeli është babai i dy fëmijëve.