Te drejtat e pasagjerit - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Te drejtat e pasagjerit

Qëllimi i Udhëzimit Nr. 1, datë 26.02.2013, “Për kompensimin, asistencën e pasagjerëve në rastin e mospranimit në bord të avionit dhe anulimit ose vonesës gjatë fluturimeve” të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës e cila transpozon Rregulloren (EC) 261/2004 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit është që të krijoj rregulla të njëtrajtshme të kompensimit dhe ndihmës për pasagjerët në situatat si në vijim:

 

1-Mospranimi në bord të avionit

2-Anullimi

3-Vonesa

4-Ulje e kategorisë së shërbimit

 

Pas fillimit të zbatimit të Rregullores, nga secili shtet anëtar në Bashkimin Evropian është kërkuar që të përcaktojë një autoritet përgjegjës për zbatimin e saj. Shqipëria mori zotimin për të miratuar Rregulloren kur u bë pjesë e Marrëveshjes për Zonën e Përbashkët Evropiane të Aviacionit (ZPEA).

 

Autoriteti i Aviacionit Civil është përcaktuar si organi kombëtar për zbatim në Shqipëri.

 

Shkarko UDHËZUES PËR TË DREJTAT E PASAGJERIT QË KA ZGJEDHUR TRANSPORTIN AJROR