Në zbatimit të ligjit nr. 9975, datë 28.07.2008 “Për taksat kombëtare” i ndryshuar, në Udhëzimin e MF nr 26, datë 4.09.2008 “Për taksat kombëtare” i ndryshuar, Drejtoria e Përgjithëshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor është agjentë i mbledhjes së
-për leje drejtimi të kategorisë A 3.000(tre mijë) lekë;
-për leje drejtimi të kategorisë B 4.500(katërmijë e pesqind) lekë;
-për leje drejtimi të kategorisë C 2.000(dy mijë) lekë;
-për leje drejtimi të kategorisë D 3.000(tre mijë) lekë;
-për leje drejtimi te kategorisë BE, CE dhe DE 3.000(tre mijë) lekë;
Në ligjin nr. 9975, datë 28.07.2008 “Për taksat kombëtare” (i ndryshuar Kliko), neni 3, “Llojet e taksave kombëtare” pika 3 “Taksa e mjeteve të përdorura të transportit” dhe pika 11 11. “Taksë regjistrimi fillestar dhe taksë e përvitshme për automjetet luksoze” të cilat në zbatim të nenit 4 “Niveli i taksave kombëtare”
pika 3 Taksa vjetore e mjeteve të përdorura është e vlefshme për 365 ditë dhe caktohet sipas formulës: Cilindrata në cm3 x koeficienti fiks sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburantit. Taksa fikse për llojin e karburantit është 12,5 lekë për naftën dhe 10 lekë për benzinën. Koeficienti sipas vjetërsisë së mjetit është si në shtojcën 1 bashkëlidhur këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij. Mjetet me vjetërsi nga 0-3 vjet nuk janë subjekt i kësaj takse. Detyrimi për pagimin e taksës i takon pronarit të mjetit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, drejtoritë rajonale, para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të detyrueshëm të mjetit. Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25 për qind për çdo vit.
Pika 11 “ Pavarësisht nga pagesa e taksës vjetore të mjeteve të përdorura, mbi makinat luksoze zbatohet taksë regjistrimi në masën 70 000 lekë për regjistrim të çdo makine luksoze dhe taksë e përvitshme në masën 21 000 lekë çdo vit.
Taksa e përvitshme për automjetet luksoze është e vlefshme për 365 ditë. Detyrimi për pagimin e taksës i takon pronarit të mjetit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Drejtoritë Rajonale, në momentin e vjeljes së taksës vjetore të mjeteve të përdorura. Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25 për qind për çdo vit”.
© Ministria e Infrastruktures dhe Energjise 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Politikat e Privatësisë