Statistika dhe raporte - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Statistika dhe raporte

MONITORIMI i sigurisë së aviacionit është pjesë integrale e funksioneve të ushtruara nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë. Duke monitoruar nivelet e sigurisë në industrinë e aviacionit, AAC-ja mund të masë nëse rreziqet e sigurisë janë duke u vlerësuar në mënyrë të duhur dhe të identifikojë fushat në të cilat mund të përmirësohet siguria. Raportimi i ngjarjeve kontribuon në masë të madhe në identifikimin reaktiv dhe proaktiv të rreziqeve të sigurisë dhe ndikon në përmirësimin e masave të sigurisë.

 

SISTEMI I RAPORTIMIT ka të bëjë me njoftimin e AAC-së nga personat dhe organizatat për incidentet që përfshijnë ndonjë mjet ajror, operacion të mirëmbajtjes, aerodrom ose hapësirën ajrore. Këto informacione paraqesin kontribut shumë të çmueshëm në identifikimin e rreziqeve të mundshme të sigurisë.

 

QELLIMI i raportimit të ngjarjeve është përmirësimi i sigurisë ajrore duke garantuar që të dhënat përkatëse mbi sigurinë të raportohen, mblidhen, ruhen, mbrohen dhe shpërndahen. Qëllimi i vetëm i raportimit të ngjarjeve është parandalimi i aksidenteve dhe incidenteve dhe jo përcaktimi i fajit apo i përgjegjësisë.

 

RAPORTIMET e ngjarjeve trajtohen në mënyrë konfidenciale për të pasur raportim të plotë dhe të lirë nga komuniteti i aviacionit dhe për të mbrojtur identitetin e individit, në përputhjeme Rregulloren Nr. 89, Datë: 05.05.2022 “ Për raportimin dhe ndjekjen e ngjarjeve në Aviacionin Civil në Republikën e Shqipërisë”.

NGJARJET E LIDHURA ME SIGURINË AJRORE

FORMULARI ACAA MOR 1 DUHET TË PLOTËSOHET DHE TË DËRGOHET NË MOR@ACAA.GOV.AL

NGJARJET QË KANË TË BËJNË ME SHËRBIMET AEROPORTUALE

FORMULARI ACAA MOR 4 DUHET TË PLOTËSOHET DHE TË DËRGOHET NË MOR@ACAA.GOV.AL

NGJARJET QË KANË TË BËJNË ME SULMET NGA ZOGJTË

FORMULARI ACAA MOR 5 DUHET TË PLOTËSOHET DHE TË DËRGOHET NË MOR@ACAA.GOV.AL

NGJARJET E LIDHURA ME SHËRBIMIN E TRAFIKUT AJROR

FORMULARI ACAA MOR 2 DUHET TË PLOTËSOHET DHE TË DËRGOHET NË MOR@ACAA.GOV.AL

NGJARJET TEKNIKE TË SHËRBIMIT TË TRAFIKUT AJROR

FORMULARI ACAA MOR 3 DUHET TË PLOTËSOHET DHE TË DËRGOHET NË MOR@ACAA.GOV.AL

NGJARJET QË KANË TË BËJNË ME MALLRAT E RREZIKSHËM

FORMULARI ACAA MOR 6 DUHET TË PLOTËSOHET DHE TË DËRGOHET NË MOR@ACAA.GOV.AL

URDHËR

Nr. 89, Datë 05.05.2022

PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR RAPORTIMIN DHE NDJEKJEN E
NGJARJEVE NË AVIACIONIN CIVIL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

URDHËR

Nr. 173, datë 12.4.2019
PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR RAPORTIMIN DHE NDJEKJEN E
NGJARJEVE NË AVIACIONIN CIVIL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË