Konsultimi single - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

"Projekt-vendimi “Për miratimin e Strategjisë Afatgjatë të Rinovimin të Stokut të Ndërtesave

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

|

Postuar më:

|

Data e Mbylljes:

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 143

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

"Projekt-vendimi “Për miratimin e Strategjisë Afatgjatë të Rinovimin të Stokut të Ndërtesave”, përmban një sërë politikash dhe masash që synojnë zhvillimin dhe zbatimin e politikave të integruara për rinovimin e stokut të ndërtesave në Shqipëri.

Objektivat kryesore konsistojnë në përmirësimin efiçencën e energjisë dhe reduktimin e konsumimit te energjisë në ndërtesat e banimit, ato publike dhe të shërbimeve. Gjithashtu, edhe dekarbonizimi i stokut të ndërtesave, duke reduktuar ndjeshëm emetimet e gazeve me efekt serrë dhe duke kontribuar në arritjen e objektivave të Marrëveshjes së Parisit.

Gjithashtu, synon të krijojë një kornizë gjithëpërfshirëse për mobilizimin e burimeve financiare dhe zbatimin e masave të rinovimit, me fokus në:

një vlerësim të përgjithshëm për konsumin e energjisë së stokut të ndërtesave në nivel kombëtar, bazuar në të dhënat statistikore kombëtare të sipërfaqeve të banueshme;
identifikimin e qasjeve me kosto efektive për rinovimet që lidhen me tipologjinë dhe funksionalitetin e ndërtesës sipas zonave klimatike;
prezantimin e politikave dhe masave lehtësuese fiskale për nxitjen e rinovimeve me kosto efektive të ndërtesave në nivel kombëtar;
masat orientuese në vendimet e investimeve për ndërtesat private, industrinë e ndërtimit dhe pjesëmarrjen e institucioneve financiare;
një vlerësim të bazuar në studimet për minimizimin e konsumit të energjisë për stokun kombëtar të ndërtesave dhe identifikimin e kursimeve të pritshme të energjisë.
përfshirjen në rinovimin e ndërtesave të stokut kombëtar të sistemeve të prodhimit të energjisë nga burime të rinovueshme për vetëkonsum, sipas parashikimeve të legjislacionit për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim