Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
|
Postuar më:
|
Data e Mbylljes:
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 548
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
Qëllimi i hartimit të projektvendimit “Për miratimin e planit të emergjencës për gazin natyror në Republikën e Shqipërisë”, është përcaktimi i standardeve minimale të sigurisë së furnizimit me gaz natyror në Republikën e Shqipërisë, përcaktimi i rregullave dhe kritereve për të garantuar furnizim të sigurt dhe të efektshëm me gaz natyror në kushtet e një situate krize dhe emergjence, si dhe detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve për menaxhimin e situatave të emergjëncës në furnizimin me gaz të klientëve. Në këtë projektvendim përcaktohet roli dhe përgjegjësitë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Entit Rregullator i Energjisë, si dhe operatorëve të sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes së gazit natyror, në kuadër të veprimit të një Plani Emergjence në furnizimin me gaz, për të siguruar monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të Planit të emergjencës në përputhje me dispozitat e Ligjit nr. 102/2015, datë 23.09.2015 “Për sektorin e gazit natyror”, të ndryshuar.
Ky projektvendim është përshtatur në përputhje me Rregulloren (BE) 2017/1938 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e 25 tetorit 2017 në lidhje me masat për të mbrojtur sigurinë e furnizimit me gaz dhe shfuqizimin e Rregullores (BE) Nr. 994/2010 mbi sigurinë e furnizimit, e cila parashikon një gamë gjithëpërfshirëse instrumentesh për të forcuar tregun e brendshëm të gazit dhe për të marrë masa paraprake për rastin e një krize furnizimi.
© Ministria e Infrastruktures dhe Energjise 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Politikat e Privatësisë
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim