Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
|
Postuar më:
|
Data e Mbylljes:
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 1734
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka iniciuar projektligjin “Për krijimin e Autoritetit të Sigurisë Hekurudhore” (ASH). Ky projektligj ka si qëllim garantimin e sigurisë dhe ndërveprimit hekurudhor, nëpërmjet hapjes së tregut hekurudhor dhe nxitjes së zhvillimeve teknologjike për një transport hekurudhor të sigurisë së lartë. Fusha e veprimtarisë së ASH është garantimi i sigurisë dhe ndërveprimit hekurudhor, në zbatim të ligjit nr. 142/2016, datë 22.12.2016.
Ligji Nr. 142/2016, “Kodi hekurudhor i Republikës së Shqipërisë” përcakton në Nenin 69 të tij se "Autoriteti i Sigurisë Hekurudhore është organi përgjegjës për sigurimin ruajtjen dhe përmirësimin e nivelit të sigurisë hekurudhore".
Gjithashtu, projektligji për ASH përcakton rregullat për përcaktimin e kushteve organizative, funksionale, hierarkike dhe vendimmarrëse të autoritetit hekurudhor të pavarur, përfaqësimin e tij, procedurën për përzgjedhjen e Këshillit drejtues, drejtorit dhe personelit, si dhe përgjegjësitë e tyre.
Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit dhe konsultimit publik.
© Ministria e Infrastruktures dhe Energjise 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Politikat e Privatësisë
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim