Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
|
Postuar më:
|
Data e Mbylljes:
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 1655
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka iniciuar projektligjin “Për prodhimin, transportimin dhe tregtimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport”. Ky projektligj ka për objekt promovimin e prodhimit dhe përdorimit të burimeve të energjisë së rinovueshme për sektorin e transportit, nëpërmjet përdorimit të biokarburanteve për zëvendësimin e një pjese të nënprodukteve të naftës me lëndë djegëse jo fosile për motorët me djegie të brendshme. Në këtë kuadër, Shqipëria është e angazhuar në kuadër të Acquis të plotësojë objektivin kombëtar për energjinë e rinovueshme, ku pjesa e biokarburanteve zë 10% të këtij objektivi për konsum të burimeve të rinovueshme në nivel kombëtar me 38% në vitin 2020 krahasuar me vitin kur filloi detyrimi për MSA-në.
Qëllimi i projektligjit është të krijohen politika nxitëse për kultivimin të bimëve energjetike në Shqipëri, për të mbrojtur mjedisin nëpërmjet respektimit të kritereve të qëndrueshmërisë për prodhimin e biokarburanteve, biolëngjeve dhe biogazeve, ashtu siç janë parashikuar në Direktivën 2009/28/KE, si dhe plotësimi i kërkesave të Direktivës 2009/30/EC për cilësinë e karburanteve në transport. Kërkesa për këtë iniciativë ligjore lidhet dhe me faktin se ligji ekzistues nr. 9876, datë 14.2.2008 “Për prodhimin, transportimin dhe tregtimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport” është hartuar në përputhje me Direktivën 2003/30, e cila është zëvendësuar me kërkesa të Direktivës 2009/28.
Gjithashtu nëpërmjet këtij projektligji synohet edhe ndërgjegjësimi i konsumatorëve për dobinë e madhe që sjell në mjedis dhe në shëndetin e tyre, konsumi biokarburanteve në sektorin e transportit duke respektuar cilësinë e benzinës dhe të gazoilit gjatë shtimit të biokarburanteve në procesin e përpunimit dhe të përzierjes.
Përsa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit dhe konsultimit publik.
© Ministria e Infrastruktures dhe Energjise 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Politikat e Privatësisë
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim