Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
|
Postuar më:
|
Data e Mbylljes:
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 1193
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
Njoftim për konsultimin me publikun dhe grupet e interesit të raportit prarprak të VSM-së për “Studimin Sektorial për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve të ngurta në Shqipëri”
Mbështetur në nenin 10 të ligjit nr. 91/2013 “Për vlerësimin strategjik mjedisor”, si dhe VKM-në nr.219, datë 11.03.2015 “Për përcaktimin e rregullave e të procedurave për konsultimin me grupet e interesit dhe publikun, si dhe dëgjesën publike gjatë procesit të vlerësimit strategjik mjedisorë”, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në cilësinë e Autoritetit Propozues njofton se, me datën 13.12.2018, ora 10.00, pranë zyrave të saj realizon konsultimin me publikun dhe grupet e interesit, përfshirë dhe OJF-të, për rezultatet paraprake të raportit të VSM-së për “Studimin sektorial për menaxhimin e integruar të mbetjeve të ngurta në Shqipëri, (Masterplanit të Mbetjeve të Ngurta)” në gjuhën shqipe dhe angleze.
Afati i procesit të konsultimit është deri më datën 25.12.2018, periudhë gjatë së cilës ju mund të konsultoni raportit prarprak të VSM-sw për “Studimin Sektorial për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve të Ngurta në Shqipëri”përkatës dhe mbi këtë bazë mund të dërgoni rekomandimet dhe komentet Tuaja në adresën: isa.memia@infrastruktura.gov.al
© Ministria e Infrastruktures dhe Energjise 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Politikat e Privatësisë
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim