SHBA, Gjiknuri: Takime me zyrtarë amerikanë për thithjen e investimeve të huaja - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Postuar më: 09/02/2018

SHBA, Gjiknuri: Takime me zyrtarë amerikanë për thithjen e investimeve të huaja

Në kuadër të vizitës në Uashington Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me Wilbur Ross, Sekretarin për Tregtinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë takimit me z.Ross, Ministri Gjiknuri nënvizoi se Shqipëria ka potenciale të shumta, një mjedis miqësor dhe mirëpret investime nga kompanitë amerikane.

Nga ana e tij, Sekretari për Tregtinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohu ministrin Gjiknuri me zhvillimet më të fundit në ekonominë amerikane të cilat kanë efektet e tyre të pritshme në gjithë ekonominë botërore.

Në vijim të qëndrimit në Uashington ministri Gjiknuri zhvilloi gjithashtu një takim me drejtues të kompanisë së mirënjohur amerikane Exxon Mobile ku diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit dhe potencialet që ofron Shqipëria në sektorin e naftës dhe gazit.