Viola Haxhiademi
Mban pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë që prej muajit Korrik 2019, ndërsa më parë ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Kabinetit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Gjithashtu, znj. Haxhiademi ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm, në Bashkinë e Tiranës në periudhën 2008-2011, e më pas atë të Drejtorit të Divizionit Administrativ, në Agjencinë Nacionale të Trafikut Ajror (ANTA) në vitet 2013-2019.
Znj. Haxhiademi është diplomuar si financier kontabilist pranë Fakultetit të Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës në vitin 1998 dhe ka një karrierë të gjatë në fushën e këshillimit financiar dhe kontabilitetit. Ajo numëron një numër të konsiderueshëm trajnimesh, ku spikasin ato të kryera pranë International Air Transport Association “Collaborative Decision Making (CDM) and A-CDM”, “Benchmarking and Best Practices for Air Navigation Service Providers”, “Managment of Air navigation Service”, si dhe zotëron certifikata trajnimi në fushën e menaxhimit financiar dhe rriskut nga Internation Network Expert si “Managmant System-Managmant of Risk and Opportunities”, “Managment System-Knowledge Managment”, “Managment System-Leadership and Communication”, “Managment System-Context and Strategy”.
Fusha e veprimtarisë: hartim dhe zbatim buxheti, mirëmenaxhim i burimeve njerëzore dhe aseteve, ndjekja e hartimit të projekt-akteve, zbatimi i politikave dhe strategjive ndërsektoriale, përmbushja e detyrimeve si nëpunësi më i lartë civil në institucion.
© Ministria e Infrastruktures dhe Energjise 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Politikat e Privatësisë