Rregullat e tregut - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Rregullat e tregut

Këto Rregulla Tregu përcaktojnë:

  • Një grup dispozitash që përcaktojnë procedurat për operimet dhe menaxhimin e tregut
  •     Një kuadër koherent nën të cilin pjesëmarrësit në tregun e energjisë elektrike mund të ndërveprojnë me njëri tjetrin
  •     Shitjet dhe blerjet e energjisë elektrike me çmime të negociuara lirisht
  •     Kushtet për pjesëmarrje në Tregun Balancues të Energjisë Elektrike

Këto Rregulla Tregu nxisin:

  •     Gjenerimin efektiv dhe furnizimin me energji elektrike
  •     Konkurrencën në shitjen dhe blerjen e energjisë elektrike

Koha – Këto rregulla tregu specifikojnë se Periudha e Marrëveshjes Financiare është 1 (një) orë në intervalin nga 00:00:01 deri në 01:00:00. Orët i referohen Kohës Qendrore Evropiane (CET).

Monedha – Gjithë pagesat dhe transaksionet financiare në tregun e balancuar do të shprehen dhe llogariten me monedhën e vendase .

Njësitë – Gjithë njësitë teknike shprehen me Sistemin Ndërkombëtar të Njësive (SI). Për shembull, gjenerimi, transmetimi dhe konsumi i energjisë elektrike (energji elektrike) shprehen me kWh (MWh, GWh), po ashtu gjenerimi, transmetimi dhe konsumi i energjisë reaktive shprehen me kVARh (MVARh). Kapaciteti ose kërkesa ose Energjia shprehen me kW (MW).

rregullat e tregut