Reshjet e borës, situata në akset kombëtare deri në 14:30 - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Postuar më: 04/01/2018

Reshjet e borës, situata në akset kombëtare deri në 14:30

Situata në akset kombëtare paraqitet si më poshtë ora 14:30 :

 

Në Rajonin Verior Shkodër: Ka patur rreshje bore gjatë natës, të cilat janë pastruar dhe vazhdojnë të pastrohen nga kontraktoret. Gjithashtu vazhdon edhe shpërndarja e kripës. Të gjitha akset qarkullohen pa zinxhirë.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër:  Të gjitha akset e Qarkut të Korcës qarkullohen pa zinxhirë, me përjashtim të aksit K/Boboshticë – Dardhë, ku rekomandohen zinxhirët, për shkak të sasisë së borës dhe temperaturave të ulëta. Kontraktorët janë në gadishmëri dhe po vazhdojnë pastrimin dhe kriposjen e akseve.

Në Rajonin Qëndror Tiranë: Segmenti nga Vilat Qeveritare-Maja e Dajtit është e bllokuar. Segmenti Qafë Mollë – Bizë kalohet me zinxhirë. Në segmentin Lunik-Steblevë rekomandohen zinxhirët.

Gjendja është më e mirë për kalueshmërinë e akseve, pasi temperaturat kanë qenë më të larta në orët e mesditës. Megjithatë, me afrimin e orëve të mbrëmjes, përdoruesit e rrugës duhet të tregojnë kujdes dhe të lëvizin me shpejtësi të reduktuar në zonat me prezencë bore.