Vendi ynë, prej mbrëmjes së djeshme, është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe stuhi lokale, ndërkohë që në Veri dhe Verilindje, ka pasur reshje dëbore. Të gjitha strukturat, nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, prej mbrëmjes së djeshme, vijojnë të jenë në terren duke ndërhyrë për normalizimin e çdo situate problematike të shfaqur.
AKSET RRUGORE
ENERGJIA
Për shkak të motit të keq janë shfaqur avari në 13 fidera, kryesisht në rajonin e Fierit, në zonat rurale. Në terren ndodhen ekipet e OSSH. Të gjitha linjat, të cilat furnizojnë me energji elektrike hidrovorët, janë në funksion të plotë. Në linjat e transmetimit dhe nënstacionet e OST nuk raportohen problematika. Sa i takon kaskadës së Drinit situata paraqitet e qetë, ku për shkak të prurjeve të konsiderueshme të liqenit të Komanit dhe Vaut të Dejës i gjithë prodhimi i energjisë mbulohet nga këto dy Hec-e. Aktualisht Fierza është në prodhim zero për të bërë të mundur akumulimin e prurjeve dhe rritjen e rezervës energjetike. Në Fierzë niveli është 274.72 m; Koman 171.17 m dhe Vau Dejes 73.63 m.
FURNIZIMI ME UJË
Në të gjithë vendin situata e furnizimit me ujë dhe impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura janë në kushte optimale.
PORTET DHE AEROPORTET
Në portin e Durrësit situata paraqitet pa probleme. Në portin e Vlorës, për shkak të erës së fortë, gjatë ditë së sotme është pezulluar lundrimi i trageteve dhe mjeteve të tjera lundruese, i cili pritet të rifillojë ditën e nesërme. Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe aeroportin ndërkombëtar të Kukësit paraqitet pa problematika dhe vonesa.
© Ministria e Infrastruktures dhe Energjise 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Politikat e Privatësisë