Font Resize
 Qendra E Ekselencës - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Qendra E Ekselencës

Shqipëria, Estonia dhe Mbretëria e Bashkuar çojnë përpara agjendën e strehimit të qëndrueshëm përmes krijimit të Qendrave të Ekselencës për implementimin e Kartës së Gjenevës të Kombeve të Bashkuara

Botim i Zyrës së Shtypit të UNECE, 13 shtator 2016

Kriza globle ekonomike dhe financiare e vitit 2008 nxorri në pah rolin jetësor që luajnë tregjet e qëndrueshme dhe transparente të strehimit në ekonominë e një vendi. Si rezultat i krizës, disa vende kanë përjetuar disbalanca shqetësuese në tregjet e tyre të strehimit, të shoqëruara me rritje të numrit të të pastrehëve, mungesë të mjeteve për të pëballuar strehimin, stoqe në banesa, etj. Më shumë se 100 milion njerëz në Rajonin e UNECEs aktualisht shpenzojnë me shumë se 40% të të ardhurave të tyre për strehim. Veçanërisht, grupe më në nevojë në këtë situatë aktuale të strehimit janë të rinjtë që përbëjnë 48% ë moshës 18-29 vjec, që akoma jetojnë me prindërit.

Shqipëria, Estonia dhe Mbretëria e Bashkuar bënë të ditur nismën e tyre për ta trajtuar këtë problem përmes krijimit të Qendrave të implementimit të Kartës së Gjenevës të OKB mbi strehimin e qëndrueshëm, përkatësisht në Tiranë, Talin dhe Glasgoë.

Këto tre Qëndra do të luajnë një rol kyç në promovimin e katër parimeve të Kartës:

mbrojtja e mjedisit,
efektiviteti ekonomik,
përfshirja dhe pjesëmarrja sociale, dhe
përshtashmëria kulturore.

Në varësi të specializimit dhe ekspertizës në dispozicion të vendeve pritëse të Qëndrave, këto të fundit do të ushtrojnë aktivitetin e tyre në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar si dhe do të punojnë për çështje që trajtohen në Kartë.

  1. UNECE dhe Republika E Shqipërisë për forcimin e Bashkëpunimit Për Strehimin E Qëndrueshëm
  2. Karta E Kombeve Të Bashkuara të Gjenevës mbi Strehimin e Qëndrueshëm
  3. Evente
  4. Qëndra e Ekselencës për Implementimin e Kartës së Gjenevës së Kombeve të Bashkuara mbi Strehimin e Qëndrueshëm
  5. Shqipëria pjesë e Projektit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDA)
  6. Memorandumi i Mirëkuptimit midis Ministrisë së Zhvillimit Urban të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Ekonomik për Evropën të Kombeve të Bashkuara, Divizioni i Pyjeve, Tokës dhe Strehimit