Në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” dhe të vendimit të Kuvendit nr. 17, datë 04.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Ministri i Zhvillimit Urban ka iniciuar procedurën për verifikimin e formularit të vetdeklarimit të stafit të funksionarëve të kabinetit të Ministrit të Zhvillimit Urban, duke përfshirë: drejtuesin e kabinetit, këshilltarët dhe stafin e sekretarisë. Më poshtë gjenden kuadri ligjor i sipërcituar dhe lista e vetëdeklarimeve të kabinetit të Ministrisë së Zhvillimit Urban.
• teksti i ligjit nr.138/2015;
• teksti i vendimit nr.17/2016, të Kuvendit;
• lista e vetëdeklarimeve;
© Ministria e Infrastruktures dhe Energjise 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Politikat e Privatësisë