OSHEE, linja të reja për fshatrat e Vlorës - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Postuar më: 07/04/2017

OSHEE, linja të reja për fshatrat e Vlorës

transformatori

Me fondet e OSHEE, ka përfunduar investimi dhe është vënë në funksion linja e re TM prej 6 kV në qytetin e Vlorës. Ky investim me vlerë 150 mijë USD prek 29 kabina dhe rrit cilësinë e furnizimit me energji elektrike për banorët e ish-komunës së Shushicës, fshatrat përreth, si Llakatund, etj.

Linja e re, e gjatë prej 5.9 KM është lidhur me N/st e Xhuherinës, tashmë të fuqizuar me transformator të ri 35/6kV, zëvendëson linjën e vjetër prej 30 KM, e lidhur me N/st Selenicës, duke shkurtuar distancën e lidhjes, me impakt: minizimin e defekteve dhe cilësi më e lartë furnizimi për banorët e Shushicës në Vlorë.