Si pasojë e motit të keq me temperatura të ulëta dhe reshje bore e ngrica në zonat malore, në rrjetin elektrik të shpërndarjes janë shfaqur probleme në linjat e tensionit të mesëm dhe të ulët. Rreth 1800 punonjës të OSHEE janë angazhuar në terren për riparimin e avarive.
Aktualisht, rajonet më të prekura nga defektet vazhdojnë të jenë ai i Kukësit, i Burrelit dhe Tiranës për shkak të motit të keq me reshje dëbore dhe erëra të forta. Nga grupet e terrenit të OSHEE-së po punohet për riparimin e defekteve në kohë sa më të shpejtë në të gjithë vendin.
Zonat që janë pa energji aktualisht:
Rajoni Tiranë: Qesarake si dhe pjesërisht Zall Bastar, Tufine, si dhe pjesërisht Komuna e Parisit që furnizohen nga fideri 330N/St Selite në të cilin është konstatuar me defekt kablli në segmentin e linjës nga kabina Tripodi- deri te kabina Agikons.
Rajoni Kukës: Pjesërisht Zaje, Domaj, Mal zi, Lekbibaj
Rajoni Burrel: Gjykata, prokurori lagje nr. 4 Lac ,Prefektura, Skuraj, Sllove
Zona ku është rikthyer energjia:
Rajoni Tiranë: Kabina Islam Alla dhe Kabina Saego në Kombinat u vendosën në punë.
Rajoni Durrës: Borizanë
Rajoni Kukës: Helshan, Mamez, Tropojë
Nga grupet e terrenit të OSHEE-se po punohet për riparimin e defekteve në kohë sa më të shpejtë në të gjithë vendin.
Të gjitha linjat e TL dhe N/Stacionet janë në skemë normale furnizimi me energji elektrike.
Të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike hidrovorët janë në punë.
Të gjithë fiderat që furnizojnë spitalet dhe institucionet e rëndësisë së veçantë janë në punë.
© Ministria e Infrastruktures dhe Energjise 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Politikat e Privatësisë