Ora 12.30 - OSHEE, situata e furnizimit me energji - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Postuar më: 08/01/2017

Ora 12.30 – OSHEE, situata e furnizimit me energji

Si pasojë e motit të keq me temperatura të ulëta dhe reshje bore e ngrica në zonat malore, në rrjetin elektrik të shpërndarjes janë shfaqur probleme në linjat e tensionit të mesëm dhe të ulët. Rreth 1800 punonjës të OSHEE janë angazhuar në terren për riparimin e avarive.

Aktualisht, rajonet më të prekura nga defektet vazhdojnë të jenë ai i Burrelit dhe Kukësit për shkak të motit të keq me reshje dëbore dhe erëra të forta. Nga grupet e terrenit të OSHEE-së po punohet për riparimin e defekteve në kohë sa më të shpejtë në të gjithë vendin.

Zonat që janë pa energji aktualisht:

Rajoni Tiranë: Fshatrat: Kasalle, Vishaj, Damjan, Prush.

Rajoni Kukës: Pjesërisht Zaje, Domaj, Mal zi, Lekbibaj, Bujan, Kishaj.

Rajoni Burrel: Fshati Ish.Kom.Fan Shtrungaj, Nensheg, Bisak, Klos, Fan, Katun i Ri, Konaj, Shengjin, Petesh, Zall, Autostrada, Fushe Gjorm. Pjesërisht Zhej Vogël, pjesërisht Fshat Laç, pjesërisht fshatrat (Milot, Mali Bardhe, Shete, Skuraj, Mal Milot dhe Ujësjellësi Milot. Fshatrat (Dilknisht, Leftere, Selite, Vinjolle, Daul, Skuraj, Gernac, Gallate).

 

Zona ku është rikthyer energjia:

Rajoni Burrel: Fshatrat: Tarazh, Mollaj, Trojze, Prosek, Bungaj, Valc, Malaj, Vjollec, Perlat.

Rajoni Korçë: Fshatrat Bishnice, Jolle, Shpell.

Rajoni Elbasan: Cerrik, Paper, Gjrgjan, Shales.

Nga grupet e terrenit të OSHEE-së po punohet për riparimin e defekteve në kohë sa më të shpejtë në të gjithë vendin.

Të gjitha linjat e TL dhe N/Stacionet janë në skemë normale furnizimi me energji elektrike.

Të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike hidrovorët janë në punë.

Të gjithe fiderat që furnizojnë spitalet dhe institucionet e rëndësisë së veçantë janë në punë.