Si pasojë e motit të keq me temperatura të ulëta dhe reshje bore e ngrica në zonat malore, në rrjetin elektrik të shpërndarjes janë shfaqur probleme në linjat e tensionit të mesëm dhe të ulët. Rreth 1800 punonjës të OSHEE janë angazhuar në terren për riparimin e avarive.
Aktualisht, rajonet më të prekura nga defektet vazhdojnë të jenë ai i Kukësit, i Burrelit, i Durrësit, i Shkodrës për shkak të motit të keq me reshje dëbore dhe erëra të forta. Nga grupet e terrenit të OSHEE-së po punohet për riparimin e defekteve në kohë sa më të shpejtë në të gjithë vendin.
Në tensionin e mesëm janë 17 fidra të stakuar për shkak të defekteve të shkaktuara nga moti i keq, pjesa dërrmuese e tyre në zona të thella malore.
Zonat që janë pa energji aktualisht:
Rajoni Tiranë: Qesarake pjesërisht, pjesërisht Sauk, Zona pranë ish Komb. Misto Mame, pjesërisht Zalle Bastar, Tufine pjesërisht, pjesërisht Paskuqan.
Rajoni Durrës: Pjesa perëndimore Spitalle, pjesërisht Golem/Kavaje.
Rajoni Elbasan: Lunik pjesërisht; Kodovjat pjesërisht, Labinot pjesërisht.
Rajoni Berat: Pjesërisht Potom/Skrapar; Pjesërisht Roshnik/Berat.
Rajoni Fier: Pjesërisht Dukas, pjesërisht Pojan.
Rajoni Korçë: Pjesërisht Bucimas/Pogradec (vetëm 3 kabina); pjesërisht Velcan/Korçë.
Rajoni Gjirokastër: Pjesërisht Zagori.
Rajoni Shkodër: Shëngjin, Qelez, Kelmend.
Rajoni Kukës: Pjesërisht Cernaleve, Zaje, pjesërisht Domaj, Lekbibaj, Kam, Helshan, Dobrune, Pjeserisht Cahan, Surroj.
Rajoni Burrel: Zajse, Fushe Gjorme, pjesërisht Bardhaj, pjesërisht Fan, Shupemze, Lagjja 6 ne Lac.
Aktualisht energjia është kthyer në një pjesë të madhe të rajoneve dhe abonentëve. Duke u krahasuar me pikun e mungesës së energjisë, e cila ishte e lidhur me pikun e kohës së keqe në datë 06.01.2016, theksojmë se është rikthyer energjia tashme në gati 82% të fiderave të abonentëve.
Të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike hidrovoret janë në punë. Fidrat që furnizojnë spitalet janë në punë.
© Ministria e Infrastruktures dhe Energjise 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Politikat e Privatësisë