Procesi i rindërtimit dhe programet e tij
1. Procesi i rindërtimit është një proces i integruar zhvillimi i përbërë nga disa programe, në funksion të përmirësimit të kushteve të jetesës dhe të shëndetit pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, që përcaktohen në këtë nen.
2. Programi i zhvillimit të objekteve të reja që përbëhet nga këto nënprograme:
a) Zhvillimi i objekteve të reja dhe i zonave të reja për zhvillim, përfshirë infrastrukturën publike përkatëse, si dhe rikonstruksioni i ndërtesave ekzistuese të dëmtuara dhe të infrastrukturës publike nga autoritetet shtetërore;
b) Zhvillimi i objekteve të reja dhe zonave të reja për zhvillim, përfshirë infrastrukturën publike përkatëse, si dhe rikonstruksioni i ndërtesave ekzistuese të dëmtuara dhe i infrastrukturës publike, nga autoritetet shtetërore nga donatorët;
c) Rindërtimi i ndërtesave të shembura nga fatkeqësia natyrore në të njëjtin truall;
ç) Programi i bashkëpunimit për ndërtime në bashkëpunim me sektorin privat.
3. Programi i ndërtimit të infrastrukturës publike kur nuk është pjesë e programeve të tjera të parashikuara në këtë ligj, dhe të infrastrukturës kritike është programi me anë të të cilit me financim nga fondi i rindërtimit apo nga donatorët ndërtohen ose rikonstruktohen objekte të infrastrukturës publike dhe kritike nga njësitë zbatuese.
Për më tepër informacion :
https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2019/12/PROGRAMI-I-RINDERTIMIT.pdf
© Ministria e Infrastruktures dhe Energjise 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Politikat e Privatësisë