Ndërmarrjet në likujdim - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Ndërmarrjet në likujdim

Drejtoria e Politikave, Zhvillimit të Industrisë dhe Standardeve Teknike, në kuadrin e politikave zhvillimore të sektorit të industrisë joushqimore, ndjek ecurinë e disa ndërmarrjeve dhe shoqërive të cilat janë percaktuar në VKM nr. 833, datë 18.09.2013, “Për përcaktimin e përgjegjësisë shtetërore të MEI” i ndryshuar.

Qellimi është percaktimi dhe monitorimi i politikave që ndiqen për ecurinë e ketyre ndërmarrjeve, të cilat kanë patur aktivitet në fushën e industrisë joushqimore.

Duke synuar maksimizimin e vlerave të aseteve të mbetura me shpenzime sa më të vogla po ndiqet me përparesi përshpejtimi i procedurave të shitjes dhe likujdimit të ndermarrjeve.

Shoqëritë dhe ndërmarrjet në likujdim që janë në varësi administrative të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, sipas statusit të tyre juridik janë.

Shoqëri aksionere
1.    Kombinati Energjetik sh.a. Elbasan
2.    Prodhim Mobilje sh.a. Tiranë
3.    Ndërmarrja e Prodhim Veshjeve sh.a. Durres ( ka kaluar në ruajtje dhe administrim Ndërmarrjen Goma  Durrës)
4.    Prodhim Kepuca sh.a. Korçë  ( ka kaluar në ruajtje dhe administrim Trikotazhi sh.a. Korçë dhe Fabrika e Çorapeve Korçë – ndërmarrje në likujdim)
5.    Beratex sh.a. Berat
6.    Prodhim Kabllo sh.a. Shkodër

Shoqëri në likujdim
7.    Uzina e Superfosfatit Laç – sh.a. në likujdim, e cila vitin 2014 ka marrë në administrim asetet e ish “Superfosfati Laç” ndërmarrje ne likujdim

Ndërmarrje
8.    N.P. Çelikut Elbasan

Ndërmarrje në likujdim
9.    Uzina nr. 12 dhe Co Elbasan – ndërmarrje në likujdim sipas VKM 418, date 9.7.1998 dhe VKM nr. 113,date 18.3.1999
10.    Uzina e Plehrave Azotike Fier – ndërmarrje në likujdim sipas VKM 269, datë 8.6.1999 “Për falimentimin dhe likujdimin e Uzinës së Plehrave Azotike Fier dhe trajtimin e punonjësve që shkurtohen”.

Eshtë miratuar në mujin Korrik 2014 kërkesa e MZHETTS për privatizimin e paketës shteterore për “Prodhim Kepuca”, Trikotazh” Korçë, “Beratex” sh.a Berat dhe me tej edhe për “Prodhim Mobilje” sh.a Tiranë dhe “NPV” sh.a Durres.

Me perparesi ndiqet administrimi, ruajtja, dhe monitorim në “Uzinen e Plehrave Azotike “ Fier i dy landfilleve , një në Ish Sode PVC dhe tjetri në Azotik, ku janë depozituar mbetje të rrezikshme.
Nga ana jonë për objektet e ish Komb.Metalurgjik në Elbasan që administrohen prej tre njësive( NPÇ-se, “Komb.Energj”sh.a dhe “Uzines 12 dhe Ni-Co) si dhe Uzina e Plehrave Azotike Fier, janë lokalizuar disa territore të lira duke i ofruar si mundësi shprehje interesi për investime ne fushen e industrisë meqenese disponojne një infrastrukture pjesore.
Kjo është orjentuar edhe në rrjetin e Web-it të MEI krahas dergimit tek AIDA duke kërkuar bashkpunim në promovimin siperfaqeve të lira ne ish zonat industriale.

“NPV” sh.a Durrës, Beratex sh.a dhe “Prodhim Mobilje” sh.a Tiranë dhe NPÇ Elbasan funksionojne në saje të dhënies se ambjeteve të tyre me qira, kryesisht me aktivitet prodhues.