Konferencë për shtyp e Ministres Balluku - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Postuar më: 08/01/2024

Konferencë për shtyp e Ministres Balluku

Fjala e Ministres Belinda Balluku:

 

Përshëndetje të gjithëve,

Vit të mbarë. Kënaqësi që takohemi në këtë fillim jave kur le të themi viti fillon furishëm ky 2024, sidomos për Ministrinë e Infrastrukturës dhe të Energjisë. Unë besoj si gjithmonë që punët e mira bëhen sëbashku dhe askush nuk arrin të bëjë asgjë vetë dhe ashtu si herët e tjera jam këtu bashkë me drejtuesit e ndërmarrjeve, agjencive apo sektorëve më të rëndësishëm të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe jo vetëm këta që shikoni në tryezë dhe në krahun tim, por edhe përballë, në të djathtën tuaj janë drejtuesit kryesorë të agjencive dhe ndërmarrjeve të cilat janë sektorët jetikë që mbulohen nga portofolet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ne do bëjmë një ekspoze të shkurtër të punëve, të detyrave, të projekteve, reformave që kemi pasur gjatë vitit 2023 për të dorëzuar. Të gjitha atyre punëve që janë në vazhdim, kantiereve, planeve energjetike gjatë vitit 2024 dhe të gjitha reformat të cilat shkojnë deri në vitin 2030, por që do të nisin gjatë vitit 2024 ose tashmë kanë nisur.

 

Duke klikuar këtu mund të lexoni fjalën e plotë të Ministres Balluku