Operacionet hidrokarbure për kërkimin dhe prodhimin ne Republiken e Shqiperise kryhen respektivisht nga:
I. Albpetrol sh.a kontrollon pjesën më të madhe të vendburimeve dhe depozitave të naftës në Shqipëri. Duke filluar nga viti 2004, në vendburimet egzistuese te naftes bruto dhe gazit natyror, si dhe ne Blloqet e kërkimit, te cilat shoqëria “Albpetrol” sh.a. administron veprojnë 7 kompani, të cilat kanë nënshkruar Marrëveshje Hidrokarbure më Albpetrol sh.a. Albpetrol Sh.a zhvillon aktivitetin e kërkimit dhe prodhimit te hidrokarbureve ne vendburimet ekzistuese te naftës dhe gazit si dhe ne disa blloqe kërkimi, te cilat janë ne administrim nga kjo shoqëri, vete ose është pale në Marrëveshjet Hidrokarbureve me kompanitë te tjera (pasi te Licencohet nga Ministria përgjegjëse për hidrokarburet per kalimin nje pjese ose te gjithë te drejtave tek nje person juridik), sipas te drejtave dhe detyrimeve te përcaktuar nga legjislacioni qe menaxhon aktivitetin e kërkimit dhe prodhimit te hidrokarbure ne Republikën e Shqipërisë.
Aktualisht kjo shoqëri ka Marrëveshje Hidrokarbure respektivisht per vendburimet ekzistuese te naftës dhe gazit dhe blloqet e lira si vijon:
a. Marrëveshje Hidrokarbure për prodhimin dhe zhvillimin e vendburimeve ekzistuese të naftës dhe gazit:
• Marrëveshje Hidrokarbure midis Albpetrol Sh.a. dhe Kompanisë Bankers Petroleum Albania, për vendburimin e Patos-Marinzës, miratuar me VKM nr. 477, datë 16.07.2004 “Për Miratimin e Marrëveshjes për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e Patos-Marinzës”, te ndryshuar.
• Marrëveshje Hidrokarbure per vendburimet karbonatike (Ballsh-Hekal, Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul), miratuar me VKM Nr. 509, datë 8.8.2007 “Miratimi i Marrëveshjes Hidrokarbure për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimet Ballsh-Hekal, Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe në vendburimin e Delvinës ndërmjet “Albpetrol” sh.a. dhe Stream Oil&Gas Ltd.” sot TransAtlantic Albania Ltd.
• Marrëveshje Hidrokarbure midis Albpetrol sh.a. dhe Kompanisë SherwoodInternational Petroleum Inc., për vendburimin e Kuçovës, miratuar me VKM Nr. 686, datë 19.10.2007, “Për miratimin e Marrëveshjes Hidrokarbure ndërmjet “Albpetrol” sh.a. dhe “SharewoodInternational” Ltd. për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e Kuçovës”, i ndryshuar.
• Marrëveshje Hidrokarbure midis Albpetrol sh.a. dhe Kompanisë me IEC Visoka, INC”., për vendburim e Visokës, miratuar me VKM nr.90, datë 27.1.2009, ”Për miratimin e marrëveshjes hidrokarbure, për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e Visokës, nëpërmjet Albpetrol Sh.a dhe IEC Visoka, INC”, sot Transoilgroup Ag.
• Marrëveshje hidrokarbure midis Albpetrol Sh.a. dhe kompanisë Phoenix Petroleum Sh.a. për vendburimet Amonicë, Drashovice e Pekisht – Murriz si dhe në vendburimet e gazit Panaja, Frakull, Povelçë, Divjake, Ballaj-Kryevidh dhe Finiq-Karne, miratuar me VKM nr.699, datë 16.08.2013, “Për miratimin e marrëveshjes hidrokarbure ndërmjet Albpetrol Sh.a., dhe Phoenix Petroleum Sh.a., për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimet e naftës Amonicë, Drashovice e Pekisht – Murriz si dhe në vendburimet e gazit Panaja, Frakull, Povelçë, Divjake, Ballaj-Kryevidh dhe Finiq-Karne.”
b. Marrëveshje Hidrokarbure për kërkimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit në blloqet e kërkimit:
• Për Blloqet 2,3 dhe 4 në det, me kompaninë EmanuelleAdriaticEnergyLimited miratuar me VKM Nr. 383, datë 06.06.2012 “Miratimi i marrëveshjes me ndarje prodhimi për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në Shqipëri, në det, në Blloqet 2,3 dhe 4, ndërmjet Albpetrol Sh.a. dhe kompanisë “EmanuelleAdriaticEnergyLimited”.
• Per bllokun e Delvines miratuar me VKM Nr. 509, datë 8.8.2007 “Miratimi i Marrëveshjes Hidrokarbure për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimet Ballsh-Hekal, Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe në vendburimin e Delvinës ndërmjet “Albpetrol” sh.a. dhe Stream Oil&Gas Ltd.” sot ”Delvina Gaz”.
II. Kompanite e huaja te cilat kryejnë aktivitet hidrokarbur ne Blloqet e Kerkimit ne baze te Marreveshjeve Hidrokarbure te lidhura me MinistrinePergjegjese per hidrokarbure dhe te miratuara nga Keshilli i Ministrave, te cilat jane ne administrim nga Ministria, ne mbështetje te ligjislacionit përkatës,jane si me poshtë vijon:
• Për Blloqet “2-3” në tokë, me kompaninë RoyalDutchShell, miratuar me VKM Nr.754, datë 08.07.2009 “Për miratimin e kontratës, me ndarje prodhimi, për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve, në Shqipëri, në tokë, në blloqet “2–3”, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikes, përfaqësuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) dhe kompanisë “DWM Petroleum” AG.”. aktualisht interesat e kesaj marrëveshje zotërohen nga kompaniaRoyalDutchShell.
• Për Bllokun “F” me kompaninë Bankers Petroleum Albania miratuar VKM Nr. 939, datë 17.11.2010 “Për miratimin e kontratës, me ndarje prodhimi, për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve, në Shqipëri, në toke, në Bllokun “F”, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikes, përfaqësuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Bankers Petroleum Albania Ltd
• Për Bllokun “8” me kompaninë AlbanidesEnergy shpk, miratuar me VKM nr. 266, datë 6.4.2016 “Për miratimin e kontratës me ndarje prodhimi, ndërmjet Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë të Republikës së Shqipërisë (e përfaqësuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore) dhe AlbanidesEnergy sh.p.k., për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në tokë, në Shqipëri, Blloku 8
• Për Bllokun e Durrësi në det, me kompaninë San LeonEnergyPlc., miratuar me V.K.M. nr. 562, datë 27.8.2004 “Për miratimin e marrëveshjes me ndarje prodhimi, ndërmjet Ministrisë së Industrisë dhe Energjetikës së Republikës së Shqipërisë dhe OMV (Albanien) AdriaticSeaExplorationGmbh e LUNDIN NETHERLANDS B.V., për kërkimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në Bllokun “Durrësi”, në Detin Shqiptar”, të ndryshuar.
• Për Bllokun Joni 5 në det, me kompaninë Capricorn Albania Ltd., miratuar me VKM Nr. 507, datë 08.08.2007 “Për miratimin e kontratës me ndarje prodhimi për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në Shqipëri, Blloku detar Joni-5, ndërmjet Ministrisë se Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikes përfaqësuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) dhe MedOilPlc”, të ndryshuar.
© Ministria e Infrastruktures dhe Energjise 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Politikat e Privatësisë