Komisioni hap ofertat për "Rrugën e Arbrit" - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Postuar më: 02/10/2017

Komisioni hap ofertat për “Rrugën e Arbrit”

Në mjediset e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë u mblodh sot më datë 02.10.2017, Komisioni i dhënies me koncesion të procedurës me objekt “Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e

Rrugës së Arbrit”.

Nga shqyrtimi i sistemit elektronik, rezultoi se kishin shprehur interes 3 (tre) operatorë ekonomikë dhe konkretisht:

1)    Operatori Ekonomik Adem Pojani
Nga shqyrtimi paraprak i sistemit, rezultoi se ky operator kishte paraqitur disa dokumenta, të cilat nuk rezultojnë të mjaftueshme për tu konsideruar ofertë zyrtare;

2)    Operatori Ekonomik Shoqëria “Alb-Star”sh.p.k.
Nga shqyrtimi paraprak i sistemit, rezultoi se ky operator kishte paraqitur disa dokumente, por nuk u konstatuan të dhënat e ofertës financiare.

3)    Operatori Ekonomik Shoqëria “Gjoka Konstruksion” sh.a;
Nga shqyrtimi paraprak i sistemit, rezultoi se ky operator kishte paraqitur dokumentacionin teknik, financiar dhe ligjor si dhe kishte paraqitur Propozim Financiar. Nga shqyrtimi paraprak i Propozimit Financiar rezultoi se Operatori Ekonomik Shoqëria “Gjoka Konstruksion” sh.a; kishte propozuar si vlerë projekti shumën prej 33,6 miliardë lekë.

Në përputhje me përcaktimet ligjore, brenda afatit ligjor 60 ditor, komisioni do të kryejë shqyrtimin e plotë dhe të detajuar të ofertave të paraqitura dhe do të dalë me vendimmarrjen përkatëse.