Font Resize
 Investime për zhvillim - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Postuar më: 31/05/2018

Investime për zhvillim

Në vjeshtë nis ndërtimi i ujësjellësit dhe rrugës Kardhiq-Delvinë

 

Brenda vitit do të fillojnë konkretizimin dy vepra publike që njëkohësisht përbëjnë shqetësimet kryesore të banorëve të zonës së Delvinës. Rruga Kardhiq-Delvinë ka hyrë tanimë në rrugën e tenderimit për përmbylljen edhe të 16.2 kilometrave të mbetura të cilat kalojnë kryesisht në terren kodrinor dhe malor ndërsa janë të përfunduara 3 lotet e para. Rruga do të ketë një tunel të gjatë 998 ml që bën të mundur shmangien e qafës e Muzinës. Ndërkaq, parashikohet fillimi i punimeve në terren për ujësjellësin e Delvinës brenda vjeshtës. Fondi i përcaktuar për t’u investuar në qytetin e Delvinës kap vlerën rreth 2 milion euro. Do të rehabilitohet rrjeti i ujësjellësit në pjesën më të madhe të qytetit duke mbuluar me rrjet të ri rreth 6,000 banorë. “Kardhiq-Delvinë një investim i qeverisë shqiptare më i madhi që ka parë ndonjëherë kjo zonë, janë 90 milion euro dhe patjetër kjo rrugë do të sjellë një zhvillim të madh ekonomik për Delvinën. Problemi i dytë shumë i rëndësishëm është ai i ujit. Brenda këtij viti do të fillojë investimi për ujësjellësin e Delvinës. Janë mbi 2 milion euro investim, projekti është përfunduar, po bëhen procedurat dhe brenda këtij viti fillon investimi”, tha ministri Gjiknuri.