Font Resize
 Hantin Bonati - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Hantin Bonati

Z. Hantin Bonati u lind më 26 qershor 1980 në qytetin e Tiranës.

Z. Bonati është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Ai është diplomuar në fushën e Administrimit të Biznesit në vitin 2003, në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 2009 ka marr titullin “Master në Administrimin e Biznesit” nga Universiteti i Tiranës, ka kryer gjithashtu studime dhe kurse profesionale pasuniversitare, brenda dhe jashtë vendit, në fushën e administrimit dhe qeverisjes.

Z. Bonati gëzon një karrierë të gjatë në administratën publike duke mbajtur disa pozicione të rëndësishme drejtuese, ndër të cilat janë në postin e Drejtorit të Përgjithshëm pranë shoqërisë Albcontrol Sh.a, të Sekretarit Kombëtar të Ujit në Sekretariatin Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit, Drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorit të Kontrollit të Territorit Urban në Bashkinë e Tiranës, si dhe disa pozicioneve të tjera drejtuese.

Nga muaji maj i viti 2022 mban pozicionin e Zëvendësministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, pozicion të cilin e ka mbajtur dhe më parë për periudhën 2017 – 2021.
Ka dhënë kontributin e tij në fushën akademike si Pedagog në Fakultetin e Ekonomisë dhe në Fakultetin e Inxhinierisë.