Grantet për rindërtimin e banesës
1. Përfitojnë grante ndërtimi ose rikonstruksioni, sipas projekteve model, familjet e dëmtuara nga fatkeqësia natyrore, shtëpitë e banimit individuale të të cilëve janë klasifikuar si objekt i dëmtuar ose i pabanueshëm. Rregulla për projektet model, masa e përfitimit, kushtet, kriteret, procedurat dhe autoritetet përgjegjëse për vlerësimin e kërkesave dhe shpërndarjen e grantit parashikohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
2. Për miratimin e lejeve të zhvillimit dhe të lejeve të ndërtimit, për rastet që parashikohen në pikën 1, të këtij neni, zbatohen procedura të përshpejtuara që miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
3. Ndërtimi dhe rikonstruksioni i banesave përjashtohet nga taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe tarifat e aplikimit të zbatueshme për lejet e ndërtimit.
Për më tepër informacion vazhdoni në linkun :
https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2019/12/PROGRAMI-I-RINDERTIMIT.pdf
© Ministria e Infrastruktures dhe Energjise 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Politikat e Privatësisë