Ju falënderoj që ndodheni sot këtu. E di që keni pasur një ditë të gjatë pasi keni nisur nga mëngjesi takimin me të gjithë aktorët e sektorit të naftës. Ne sot jemi mbledhur me Task Forcën e ngritur me urdhër të Kryeministrit, me urdhrin numër 60, Task Forcë e cila ka si synim menaxhimin e situatës së rënduar në sektorin e naftës, si rrjedhojë e pandemisë COVID 19.
Sektori naftës është padyshim një nga sektorët më të goditur të të gjithë industrisë së rëndë dhe të gjithë aktorët që janë pjesë e këtij sektori sot ndodhen para një situate të vështirë, por mbi të gjithë ajo që ne sot sëbashku mundohemi të menaxhojmë dhe të nxjerrim një rezultat për mënyrën sesi do të vazhdojë më tutje është padyshim mbarëvajtja e sektorit, duke nisur nga momenti i nxjerrjes së naftës nga nëntoka dhe deri në përdoruesin final i cili është qytetari.
Kemi pasur kohë jo shumë ta gjatë në dispozicion, më pak se 10 ditë, për të bërë një skanim të situatës e cila tashmë është bërë edhe me intervistat që keni bërë sot, qoftë me kompanitë e mëdha të cilat janë naftë nxjerrëse apo qoftë edhe me rafinerinë e Ballshit, i cili është një takim shumë i rëndësishëm, besoj do të japë zgjidhje ashtu siç thashë, jo vetëm për industrinë, por edhe për të gjitha grupet sociale të cilat preken nga kjo industri. Kështu që unë kryetar do të doja të bënit një përmbledhje sa më të shkurtër për të pasur mundësi që në këtë tryezë ku ndodhen të gjithë aktorët e këtij sektori, pra jo vetëm përfaqësuesit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, por edhe përfaqësues të Ministrisë së Financave. Ky është sektor kontribuues në të gjithë sistemin fiskal të shtetit shqiptar, kështu që debati për zgjidhjen e problematikës së këtij sektori nuk mbetet vetëm brenda Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, por sigurisht është një debat që kërkon zgjidhje dhe nga suporti që ne mund t’i japim nga ana fiskale, lehtësira do ti quaja, për një kohë të kufizuar sigurisht deri në kapërcimin e kësaj situate.
Janë dhënë shenjat e para që sektori po rimëkëmbet në mbarë botën, pasi është një problem mbarë botëror ky që haset në sektorin e naftës, duke qenë se brendi mbasi ka arritur nivele historike nga më të ulëta, tashti po fillon të rimëkëmbet dhe kemi arritur në 35 dhe po shkojmë edhe më lart. Në të vërtetë brendi ka qenë 51.88 kur nisi situata në fillim të marsit, megjithatë rimëkëmbja e naftës për shkak edhe të rifillimit të jetës qoftë kjo të industrive të cilat janë të bazuara, përdorin si bazë energjetike nën produktet e naftës, por gjithashtu edhe të konsumit nga qytetarët po fillon të rimëkëmbet. Kështu që edhe ndërhyrja jonë përveçse do të jetë një ndërhyrje rregullatorë, deri në momentin e një zgjidhje përfundimtare të kësaj situate, nga ana tjetër do të jetë një ndërhyje lehtësuese, por vetë sektori po rikuperon nga dita në ditë.
Kështu që kryetar do të kërkoja një përmbledhje të gjithë punës që Task Forca ka bërë dhe sigurisht nga secili anëtar i grupit ndonjë koment për çfarë ata kanë identifikuar dhe çfarë sugjerojnë që ne duhet të aplikojmë në të ardhmen.
****
Ashtu siç thashë edhe nga fillimi fjalës time ju keni bërë një punë të mirë për skanimin e situatës, pasi ka qenë detyra e parë e Task Forcës. Padyshim edhe dialogu me të gjithë komponentët e sektorit hidrokarbur është i rëndësishëm dhe takimet që ju keni bërë sot padyshim përputhen me skanimin që ne kemi pasur në territor.
****
Rasti i zgjidhjes së problematikës së stokimit që Albpetrol hasi është një nga rastet që kjo Task Forcë ka zgjidhur me sukses, menjëherë mbas krijimit të saj dhe ky është edhe synimi praktikisht për ti gjetur zgjidhje një nga një të gjitha problematikave që sektori ka pasur. Meqenëse jemi tek Albpetroli dhe duke qenë se Albpetroli është kompania kombëtare naftëmbajtëse ndaj dhe rëndësia e saj është shumë e madhe për shtetin shqiptar ashtu si edhe vazhdimësia, por edhe impakti social që kjo kompani ka padyshim, pasi numri i punonjësve është i konsiderueshëm, ashtu siç ndodh për ne edhe me uzinën e Ballshit. Pse vëmendja e shtetit vazhdon të mbetet në një subjekt privat, por që ka një impakt të jashtëzakonshëm social për shkak të numrit të lartë, pra rreth 800 punonjës, të cilët jetojnë duke punuar në atë rafineri. Unë do desha administrator Gazheli një përmbledhje të situatës që kemi sot. Situata siç ishte më përpara jemi të gjithë në dijeni, është një çështje që e kemi bërë publike dhe e kemi diskutuar, pra mungesën e kapaciteteve depozituese dhe si rrjedhojë ndalimin e prodhimit, por është me interes edhe të tryezës, por edhe të publikut, të gjitha masat dhe veprimet që keni parashikuar për të marrë dhe ndryshimin e situatës sigurisht në një mënyrë pozitive në të ardhmen.
****
Albpetrol ka hapur tenderin për shitjen e naftës pas një periudhë të gjatë, duke qenë se kemi qenë të detyruar të mos shesim për shkak të çmimit shumë të ulët historik, ashtu siç thamë të këtij produktit, por sigurisht në përmbyllje të të gjithë procedurave ne shpresojmë që çmimi do jetë ngritur edhe më tepër kështu që do jetë një shitje me leverdi. E rëndësishme për Albpetrol është krijimi i hapësirave të reja depozituese për të vazhduar të gjitha proceset e nxjerrjes së naftës nga nëntoka.
Ne ndërkohë, për të mos e zgjatur shumë, të gjithë komponentët e tjerë të kësaj Task Force kanë relatuar tek unë edhe më përpara, por edhe gjatë ditës së sotme. Ju i keni bërë të ditura pozicionet ashtu si dhe Inspektorati Shtetëror Teknik, ashtu si AKBN, ashtu si Ministria e Brendshme dhe të gjithë aktorët e tjerë. Është shumë e rëndësishme që puna të vazhdojë me intensitet dhe secili nga ju padyshim ka një ngarkesë shumë të madhe në detyrën që ju keni, por detyra që ju keni marrë përmes urdhrit të Kryeministrit, numër 60, për të qenë anëtarët të kësaj Task Force është shumë e rëndësishme, pasi ashtu siç thashë në fillim edhe dua ta nënvizoj këtë fakt, sektori i hidrokarbureve është padyshim një sektor i cili ka ndikim të madh në financat e shtetit shqiptar. Siç e thamë ishte një vit i shkëlqyer që nisi janari dhe shkurti, ishin padyshim dy muaj pozitiv si për doganat ashtu dhe për tatimet dhe ndërkohë nga një pandemi e papritur kemi marrë goditjen më të madhe e cila ka një ndikim 2.6 miliardë vetëm për dy muaj në Buxhetin e Shtetit. Pra flasim për një sektor me ndikim të jashtëzakonshëm në jetën e vendit dhe sigurisht ndikimi i dytë përveç Buxhetit të Shtetit është dhe ndikimi social që ky sektor ka në Republikën e Shqipërisë, duke filluar nga gjithë zonat naftëmbajtëse, në komponentët përpunues dhe deri në shpërndarjen e produkteve dhe nënprodukteve të naftës. Pra një pjesë e mirë e popullsisë janë të angazhuar dhe punojnë dhe jetojnë nga ky sektor, ndaj detyra që ju keni marrë në këtë Task Forcë, është një detyrë e rëndësishme e cila duhet përmbyllur deri në qëndrimin në fuqi të këtij grupi pune me rigorozitet dhe sukses duke gjetur zgjidhje esenciale ashtu siç ka ndodhur në rastin e zgjidhjes që i është dhënë përmes Doganës dhe Albpetrolit për të krijuar kapacitete të reja dhe si rrjedhojë nisjen e prodhimit, apo në rastin e kompanisë Bankers që sot ka qenë këtu me ju për të diskutuar të gjithë problematikën apo në rastin e rinisjes së operacioneve në Uzinën e Ballshit sa më parë.
Ju tashmë i keni marrë detyrat, puna duhet të vijojë, unë jam e gatshme në çdo moment për tu ulur së bashku dhe për të diskutuar për vendimmarrje të cilat kërkojnë edhe mbështetjen e ministrit. Ju uroj punë të mbarë dhe vazhdoni punën e mirë që jeni duke bërë.
Shumë faleminderit.
© Ministria e Infrastruktures dhe Energjise 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Politikat e Privatësisë