Zbatimi i paketës së reformave dhe mbështetje për ristrukturimin e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) do të mbështetet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), nëpërmjet një hua prej 218 milionë euro. Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe këtij institucioni financiar u miratua nga Komisioni parlamentar i Ekonomisë. Zëvendësministri i Energjetikës, Ilir Bejtja, u shpreh se huaja e BERZH do të jetë me garanci sovrane dhe do t’i mundësojë KESH një financim afatgjatë duke reduktuar kostot dhe rritur likuiditetin.
© Ministria e Infrastruktures dhe Energjise 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Politikat e Privatësisë