Ora 13.00 - OSHEE, situata e furnizimit me energji - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Postuar më: 12/01/2017

Ora 13.00 – OSHEE, situata e furnizimit me energji

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se si pasojë e motit të keq me reshje bore dhe temperatura të ulëta, rrjeti i shpërndarjes është prekur nga defektet në disa linja të tensionit të mesëm dhe të ulët. Kompania OSHEE ka angazhuar në terren 1800 punonjësit e saj, të organizuar në 11 brigada avarie për çdo rajon të cilët vijojnë të punojnë për riparimin e avarive në të gjitha zonat ku raportohen ato.

Sipas informacionit të orës 13.00 nga 11 dispeceritë rajonale të OSHEE në vend, janë 8 fidera me defekt në mbarë vendin nga 1174 që është numri në total i tyre.

Zonat që janë pa energji aktualisht:

Rajoni Tiranë: pjesërisht Unaza e Re ku është djegur transformatori në një prej kabinave që furnizon këtë zonë

Rajoni Elbasan: Cërrujë/Gramsh

Rajoni Korcë: Fshati Cemericë

Rajoni Fier me lagjet: Qenas, Kastriot, 16 Prilli ,

Rajoni Vlorë: Gorisht

Rajoni Kukës: pjesërisht Fajzë, Shemri, Qarr, Antenat/Has, pjesërisht Lekbibaj, Rragam, Qytet Fierzë

Rajoni Shkodër: Arrës, Miliska , Iballë/Puke si dhe  Lagjet Dushkë dhe Zvinë në fshatin Berishë, Lagjet:Dobraç,Rus, Kiras, policia, F.N.Sh/Shkoder

Rajoni Burrel: Pjesërisht Lagjet Ish.Grumbullimi, Kulla Spital dhe Fshatrat: Plloxhan, Tomin, Pjesërisht Ish. Kom. Tomin)Ujësjellësi Peshkopi.

Zonat në të cilat është rikthyer energjia

Rajoni Korcë: Gostivisht/Erseke;

Rajoni Tiranë: Kabina Puna 5 që furnizon konsumatorët pranë Drejtorisë së Policisë u vendos në punë.

Rajoni Durrës: Gërmenj/Kavajë

Grupet e terrenit të OSHEE-së po punojnë për riparimin e defekteve në kohë sa më të shpejtë dhe rikthimin e energjisë elektrike tek të gjithë abonentët.