INFORMACIONI I ORËS 16:30
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po ndjek me vëmendje situatën e krijuar nga moti i keq me reshje shiu e erë që ka përfshirë vendin tonë.
Megjithë kushtet e këqija të motit, me shkarkime atmosferike dhe reshje shiu, grupet e avarisë së kompanisë OSHEE kanë eliminuar avaritë që u shfaqën në rrjetin e shpërndarjes gjatë natës, kryesisht në rajonin e Gjirokastrës dhe Vlorës.
Sipas informacionit të orës 16:30, numri i fiderave me defekt është 21, ndërkohë që nuk ka asnjë n/stacion 110/35 kV dhe linja 35 kV pa energji.
Zonat në të cilat është rikthyer energjia:
Rajoni Tiranë: U rikthye energjia në zonën e Mulletit, Saukut dhe pjesërisht në zonën e Paskuqanit.
Rajoni Durrës: Ka marrë energji zona e Romanatit.
Rajoni Kukës: U rikthye energjia përfundimisht në zonën e Lekbibaj/B.Curri dhe pjesërisht në zonën e Fajzës/Krume.
Rajoni Korçë: U rikthye energjia në zonën e Bucimas/Pogradec dhe në zonën e Leskovikut/Ersekë.
Rajoni Burrel: U rikthye energjia në zonën Shupenzë.
Rajoni Shkodër: U rikthye energjia në zonën e Zuesit
Nuk ka asnjë defekt në n.stacionet 110/35 kV dhe linjat 35 Kv.
Linja 30-48 Sarandë 35 kV-Bunec ka marrë energji në orën 13:14 min dhe janë furnizuar normalisht me energji të gjithë konsumatorët.
Është riparuar defekti dhe në n.stacionin e Vojnikut rreth orës 13:20 min dhe kanë marrë energji të gjitha zonat që mbulohen nga ky n.stacion.
Të gjithë hidrovoret janë në punë dhe furnizohen normalisht me energji.
Theksojmë se janë marrë masa për furnizimin me energji të institucioneve të rëndësisë së veçantë, siç janë spitalet.
Problematika nga moti i keq
Zonat ku po punohet për rikthimin e energjisë
Rajoni Tiranë: Për arsye remonti në linjën e TM është stakuar fideri 7/Ibe që mbulon zonën pjesërisht Ibë.
Zonat pa energji: Qereke (pjesërisht), Tapize, Pompat Tapize.
Gjithashtu pa energji janë edhe zonat : Valias pjesërisht, Pezë pjesërisht, Zall Bastar, Mullet, Mëzez pjesërisht dhe Shupal.
Rajoni Vlorë: Është riparuar defekti në fiderin nr 3 Kocul. Po punohet në zonat e thella malore ku raportohet më shumë defekte dhe zonat më të prekura janë: Gorishtë, Novoselë.
Rajoni Durrës: Ballaj
Rajoni Berat: Fshati Pellumbas, Potom, Tomorrice, Komuna Velabisht, Kakruk.
Rajoni Elbasan: Shushice, Mollas, Gjinar,Perparim.
Rajoni Korçë: Ersekë, Komuna Bucimas, Kapshticë, Komuna Qender.
Rajoni Gjirokastër: Janjar , Delvine/Sarande Danaj/Memaliaj.
Grupet e punës së OSHEE janë në terren për të riparuar defektet sa më shpejt dhe normalizimin e situatës së furnizimit me energji.
© Ministria e Infrastruktures dhe Energjise 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Politikat e Privatësisë