Font Resize
 Efikasitet i energjisë përmes teknikave inovative, prezantohet projekti REEHUB - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Postuar më: 04/05/2018

Efikasitet i energjisë përmes teknikave inovative, prezantohet projekti REEHUB

Ditën e premte dt. 4 maj në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë u mbajt prezantimi i projektit fitues REEHUB (Regional Energy Efficiency HUB), në kuadër të thirrjes Interreg IPA CBC Italy–Albania–Montenegro Programme, ku Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është partneri drejtues i projektit. Partnerët e tjerë janë:

  • BIRD – Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti (AL)
  • ENEA – Agenzia Nazionale per le Nuove Tecnologie, l’Energia e lo Sviluppo Economico Sostenibile (IT)
  • Distretto Tecnologico Nazionale sull’Energia Scarl (IT)
  • Comune di Agnone (IT)
  • Javna ustanova Univerzitet Crne Gore (MnE)

Efiçienca e Energjisë (EE) është përshkruar si burimi më i madh energjetik i BE-së dhe një nga mënyrat me kosto më efektive për të rritur sigurinë e furnizimit të energjisë dhe uljen e  emetimeve të gazeve serë dhe ndotësve të tjerë. Partnerët e REEHUB ndajnë idenë që ndërtesat publike dhe private duhet të jenë një shembull i praktikave më të mira për kursimin e energjisë, duke përmirësuar efikasitetin e energjisë përmes teknikave inovative.

Buxheti total i projektit REEHUB është 744 800 Euro dhe synon të japë një kontribut strategjik në këtë proces, me krijimin e Qendrës Rajonale të Efiçencës së Energjisë, ku e lidhur me simotrat e saj partnere, si edhe e vendosur në ndërtesat publike në çdo rajon, do të organizojnë trajnime për ngritjen e kapaciteteve dhe trajnime për auditimin e energjisë në sektorin e ndërtimit.

Projekti do të nis me auditin e  HUB-it në drejtim të kursimit dhe konsumimit të energjisë, duke ndarë një qasje të përbashkët të auditimit të energjisë për rajonin e Mesdheut. Te gjitha materialet, ekspertizat apo studimet do të transmetohen në formën e workshopeve tek palët e interesuara, si specialistët e Bashkisë, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, KESH, OSHEE etj.

Në Tiranë Hub-i i efiçiencës së energjisë do të vendoset në ambientet e ish zyrave të KESH, pranë Agjencisë së Efiçencës së Energjisë, ku të gjithë aktorët do të ndër veprojnë në mënyrë aktive me njeri tjetrin.