Në datat 5-6 tetor 2018 në Expocity Albania do të mbahet edicioni i dytë i “Energy Expo & Forum 2018”, me mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Forumi do të ketë në fokus potencialin e madh të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Greqisë, Kroacisë dhe Serbisë për të investuar në energji elektrike. Ligji i ri për Energjinë e Rinovueshme miratuar vitin e kaluar dhe kuadri ligjor i rregulluar do të krijojë perspektiva të reja për investime dhe bashkëpunim. Risia e këtij edicioni të dytë është se do të përfshijë të gjithë rajonin dhe më gjerë, si dhe temat të cilat do të trajtohet duke përfshirë çështjet mjedisore, ndryshimet klimatike, çështjet e teknologjisë së ndërtimit në lidhje me efikasitetin e energjisë etj.
Ky forum do të mbledhë prodhuesit e sektorit të energjisë së rinovueshme, duke u bërë platforma kryesore B2B për investitorët, zhvilluesit dhe konsulentët. Pjesëmarrësit do të këshillohen në të gjithë spektrin e sektorit të energjisë në lidhje me mundësitë, procesin e tenderimit dhe sfidat, me një fokus të veçantë në sektorin e energjisë së rinovueshme dhe të ardhmen e energjisë në Shqipëri dhe rajon.
© Ministria e Infrastruktures dhe Energjise 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Politikat e Privatësisë