Në një botë të globalizuar është bërë tashmë e domosdoshme për të parë dhe vepruar përtej kufijve kombëtarë, dhe vendosja e një dialogu për bashkëveprim dhe bashkëpunim rajonal dhe më gjerë është më se e udhës. Me sfida të reja, kushtëzuar nga globalizmi, një bashkëpunim i tillë përtej kufijve, bën të mundur përmbushjen e një sërë sfidash në drejtim të sigurimit të cilësisë së punës, profesionalizmit dhe ekspertizës.
Aktiviteti ndërkombëtar i Ministrisë së Zhvillimit Urban rezulton nga Misioni dhe Programi i Qeverisë 2013-2017, brenda sferës dhe detyrave të përcaktuara në ligje dhe rregullore të tjera të detyrueshme (Vendimet e Qeverisë) dhe detyrat që rrjedhin nga procesi i integrimit evropian.
Ministria negocion marrëveshje / memorandume dypalëshe, protokolle apo programe bashkëpunimi, traktate ndërkombëtare dhe siguron zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare në kuadër të kompetencave të saj, veçanërisht në fushën e politikës së kohezionit, të planifikimit territorial, strehimit, zhvillimit urban, standardeve të ndërtimit, etj.
Bashkëpunimi përmes marrëveshjeve dypalëshe ose shumëpalëshe apo mjeteve të tjera të partneritetit është thelbësor për të kontrolluar në mënyrë efektive, për të parandaluar, reduktuar dhe eliminuar efektet negative urbane që rezultojnë nga aktivitetet e realizuara në të gjitha fushat, por dhe për të mësuar nga mësimet.
Ministria e Zhvillimit Urban është pjesë e rrjetit të bashkëpunimit dhe kontribuese në organizata ndërkombëtare si KiE/CEMAT, EJL, BEDZ, COMCEC/IOC, Unioni për Mesdheun, (UfM), etj.
MZHU është pjesë aktive, bashkëpunuese dhe përfituese e disa programeve rajonale të bashkëpunimit si INTERREG III, IPA Cross Border , IADSA, AADF, TIKA apo instrumenteve të BE si TAIX Mission; është pjesë e Rrjetit Evropian të Njohurive Urbane, Rrjetit të Qendrave të Ekselencës për implementimin e kartës së Gjenevës të Kombeve të Bashkuara për Strehimin e Qëndrueshëm, si dhe kontribuuese për implementimin e Kartës së Leipzigut, e cila përbën një Strategji për të udhëzuar drejt politikat urbane në vendet e BE-së.
Organizata e Kombeve të Bashkuara është krijuar zyrtarisht më 24 tetor 1945 dhe me ratifikimin e Kartës së Kombeve të Bashkuara, si dokument themelues i kësaj Organizate, përcakton jo vetëm të drejtat dhe detyrimet e çdo shteti anëtar por krijon dhe institucione dhe procedura për funksionimin e OKB-së, .
Sa më sipër, Ministria e Zhvillimit Urban është aktive, brenda kompetencave të saj, në disa shtylla të Deklaratës si në Zhvillimin e Qëndrueshëm, të Drejtat e Njeriut (përfshirë të drejtën për strehim) dhe Zhvillimin Ekonomik dhe Social, veçanërisht në vendbanimet njerëzore.
Shqipëria është anëtare me të drejta të plota në Komitetin Ekonomik Evropian të Kombeve të Bashkuara (UNECE) dhe Komitetin e Strehimit dhe Menaxhimit të Tokës që nga viti 1955.
Për Memorandumin Kliko këtu
Miratimi i Agjendës së re Urbane nga 167 vende të botës, në Konferencën e Kombeve të Bashkuara HABITAT 3, mbajtur në 17 – 20 tetor 2016 në Quito/Ekuador, ku Ministrja Gjermeni përfaqësoi qeverinë shqiptare, përbën një dokument gjithëpërfshirës dhe orientues për 20 vitet e ardhshme, me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm urban të qyteteve në mbarë botën.
Shqipëria, përmes Ministrisë së Zhvillimit Urban, është ndër të paktat vende që e ka përkthyer dhe botuar këtë dokument ‘Axhenda e Re Urbane”,
Teksti në shqip i Axhendës është ribotuar së fundmi dhe nga Zyra e UN-Habitat për Evropën për partnerët e saj në Bruksel
Për Agjenden e Re Urbane Kliko këtu
© Ministria e Infrastruktures dhe Energjise 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Politikat e Privatësisë