Ankandet Fotovoltaike - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Ankandet Fotovoltaike

05.03.2024

Në kuadër të procedurës së ankandit fotovoltaik 300 MW, në datë 13 Mars 2024, do të zhvillohet në ambjentet e MIE Konferenca me ofertuesit potencial, EBRD, konsulentët, ku do të jepen informacione dhe sqarime të detajuara lidhur me dokumentat e procedures konkurruese.

Njoftimi

Njoftim (i pëditësuar 06.06.2024)

16.01.2024

Në zbatim të Ligjit Nr. 24/2023 “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 349, datë 12.6.2018, “Për miratimin e masave mbështetëse për nxitjen e përdorimit të elektricitetit nga burimet e rinovueshme të diellit dhe të erës, si dhe të procedurave për përzgjedhjen e projekteve për përfitimin e tyre”, e ndryshuar,

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur fillimin e procedurës konkurruese për përzgjedhjen e projekteve për “Projektimin, financimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e disa impianteve fotovoltaike, secili me një kapacitet të instaluar ndërmjet 10 MW dhe 100 MW (përfshirë), të cilët do të përfitojnë masa mbështetëse, me vendndodhje të zgjedhur nga ofertuesi në Republikën e Shqipërisë, per nje kapacitet max prej 300 MW.

Dokumentat e Procedurës kurruese – Ankandë (Shqip)

Bidding Procedure Documents – Auction  (English)

Marrëveshja e Zhvillimit të Projektit (Shqip)

Project Development Agreement (English)

Marrëveshje për Mbështetje (Shqip)

Support Agreement (English)

Solar Siting Study (English)

Shtojca 22 / Appendix 22 (Shqip / English)

14.04.2023

Njoftim mbi proceset konkurruese (ankandet) që do të zhvillohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE), për perzgjedhjen e projekteve për prodhimin e energjisë elektrike fotovoltaike me vendndodhje të papërcaktuar, për një KAPACITET TOTAL 1 GW, nëpërmjet të paktën [3] Procedurave Konkurruese.

(Njoftimi)