Vendime të Këshillit Mbikëqyrës të OSHEE - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Postuar më: 28/06/2017

Vendime të Këshillit Mbikëqyrës të OSHEE

 

Këshilli Mbikëqyrës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) mori sot vendimin për lirimin e z.Haki Mustafa nga detyra e administratorit të shoqërisë OSHEE sh.a.

Po me vendim të Këshillit Mbikëqyrës, z.Adrian Çela u emërua në detyrën e administratorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).