Takim Konsultati - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

22.08.2019

Konsultime me publikun dhe Grupet e interesit për programin buxhetor (Menaxhimi i Mbetjeve Urbane), PBA 2020-2022, Faza e II,  datë 26.08.2019, ora 10.00, pranë ambienteve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

 

26.07.2019

Qeveria Shqiptare ka miratuar Strategjinë Sektoriale të Transportit (SST) dhe Planin e Veprimit 2016-2020 përmes VKM Nr. 811, datë 16 nëntor 2016, “Për miratimin e Strategjisë së Transportit dhe Planit të Veprimit 2016 -2020 “.

Raport Monitorimi i 2-të

 

21.05.2019

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të zhvillojë dëgjesën publike për projektvendimin “Për cilësinë e disa lëndëve të djegshme, të lëngëta, për përdorim termik, civil e industrial si dhe përdorim në mjetet e transportit ujor, më datë 30 Maj 2019, ora 10:30, në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Salla e Mbledhjeve, Kati i I-rë.

Lutem konfirmimin e pjesëmarrjes suaj dhe dërgimin e komenteve tuaja brenda datës 21 qershor 2019, në adresën: laureta.dibra@infrastruktura.gov.al.

Projektvendimi

Relacioni shoqërues

Table of  Concordance

 

10.01.2019

Urdhër Nr. 926. datë 28.12.2018, “Për ndërmarrjen e nismës dhe ngritjen e grupit të punës për hartimin e planit kombëtar sektorial për menaxhimin e mbetjeve të ngurta”

 

30.05.2018

Njoftim për konsultimin publik të Raportimit Kombëtar Vullnetar të Shqipërisë (RKV/VNR) për Objektivat e Zhvillimit të Qendrueshëm (OZHQ)

Njoftimi

Draft Raporti VNR
Axhenda e takimit

 

24.04.2018

Njoftim për takim konsultativ me përfaqsues të Shoqërisë Civile për
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sipas fushës së përgjegjësisë në zbatim të pikës 8, germa b të udhëzimit Nr.7/1 datë, 28.02.2018 të MFE, për përgatitjen e programit Buxhetor Afatmesëm “2019-2021”, organizon takime me përfaqësues të shoqërisë civile në datat 26-27 Prill 2018.

Njoftimi

23.03.2018

Ftesë për Konsultim Publik

Zbatimi i ligjit Nr.120/2016 “Për zhvillimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë dhe sigurimin e të drejtës së kalimit”