Plani Tiranë-Durrës është pjesë integrale e Planit të Përgjithshëm Kombëtar. Tirana dhe Durrësi janë qytete që kanë patur një zgjerim në shtrirjen e tyre dhe tendenca është që këto qytete të takohen. Zona ndërmjet është një nga zonat që ka patur një zhvillim të vrullshëm formal dhe krysisht informal. Zhvillimet kaotike dhe pa vizion kanë dëmtuar rëndë peisazhin natyror, prandaj lind nevoja për një plan të integruar dhe me një vizion të qartë.
Plani Tiranë-Durrës do të orientojë përdorimin dhe shfrytëzimin e kësaj zone si dhe do të krijojë infrastrukturën e përshtatshme për një zhvillim të qëndrueshëm. Qëllimet që synon të përmbushë Plani Tiranë-Durrës jane:
të sigurojë zhvillimin e qëndrueshëm të territorit, nëpërmjet përdorimit racional të tokës dhe të burimeve natyrore,
të vlerësojë potencialin aktual e perspektiv për zhvillim të territorit, në bazë të balancimit të burimeve natyrore, të nevojave ekonomike e njerëzore dhe interesave publike e private,
të nxisë veprimet e duhura për mbrojtjen, restaurimin dhe rritjen e cilësisë së trashëgimisë natyrore e kulturore dhe për ruajtjen e shumëllojshmërisë biologjike dhe të peizazhit,
të mundësojë të drejtën e përdorimit e të zhvillimit të pronës, në përputhje me interesat e shoqërisë, instrumentet planifikuese dhe legjislacionin,
të krijojë kushte të përshtatshme e të drejta dhe shanse të barabarta për banim, veprimtari ekonomike e sociale për të gjitha kategoritë sociale, kohezion ekonomik e social dhe gëzim të të drejtave të pronësisë.
© Ministria e Infrastruktures dhe Energjise 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Politikat e Privatësisë