Njoftim: Për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës (VIA) - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Postuar më: 19/12/2019

Njoftim: Për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës (VIA)

Deri në 30 Mars 2020, Ora 13:00

Qeveria e Republikës së Shqipërisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur të implementojë projektin “Për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës (VIA)”.
Përzgjedhja e Ofertuesit Fitues do të bëhet në bazë të një proçedure konkurruese të hapur, në përputhje me ligjin 125/2013 “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat”, i ndryshuar e cila do të zhvillohet në Sistemin e Prokurimeve Elektronike në faqen zyrtare www.app.gov.al
Në funksion të transparencës, çdo informacion do të publikohet edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në kohë reale.
Ky seksion shërben vetëm për qëllim të informimit të publikut dhe subjekteve të interesuara mbi ecurinë e zhvillimit të procedurës, ndërkohë që informacion të plotë ligjor me qëllimin dorëzimin e ofertave nga operatorët ekonomikë mund të gjeni vetëm në faqen www.app.gov.al duke vendosur numrin e referencës së procedurës REF-46571-12-19-2019

DOKUMENTAT E GARËS 

AL - KPI - VIA

AL - MASTERPLAN

AL - PEISAZH I MBROJTUR VJOSE NARTE

AL - STUDIM FIZIBILITETI - VIA

AL - VIA - TERMAT E REFERENCES

AL - DSK VIA

AL - VIA - PLAN RILEVIMI - HTR 1-5000

AL-DRAFT KONTRATE VIA

AL-FOTO

VIDEO