Nisur nga situata e rënduar si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë janë hasur vështirësi qarkullimi në disa prej akseve kryesore në vend. Kështu, gjatë ditës së djeshme si rezultat i reshjeve të dendura të shiut niveli i ujit u rrit konsiderueshëm në rrugën dytësore çka solli vështirësi të qarkullimit të automjeteve në autostradë në drejtimin Durrës – Tiranë. Aktualisht niveli i ujit në autostradë ka rënë dhe po punohet me mjete e makineri për pastrimin e sipërfaqes. Ndërkohë situata në akset kombëtare është si vijon:
– Kukës – Fushë Arrës – Pukë – Shkodër ka rënie materialesh inerte po punohet për pastrimin e tyre.
– Tamar Hani Hoti ka rënie gurësh po punohet për pastrimin e tyre.
– Skuraj – Burrel Peshkopi ka rënie materialesh inerte në Shkopet, Klos Qafë Bualli që bëjnë edhe bllokimin e pjesshëm të njërës korsi qarkullimi nuk është i ndërprerë.
– Berat – Çorovodë ka pasur rënie të materialeve inerte në rrugë. Firma e mirëmbajtjes ka kryer pastrimin e rrugës. Aktualisht pranë urës së Plirzës afër Poliçanit rruga është e kalueshme me një korsi.
– Tepelenë – Gjirokastër është i bllokuar nga Lumi Viro.
– Në Dukat ka rrëshqitje. Rruga është e kalueshme vetëm në një sens. Po punohet për pastrimin e tyre.
© Ministria e Infrastruktures dhe Energjise 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Politikat e Privatësisë