Gëzim Musabelli - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Gëzim Musabelli

Zëvendësministër

Gëzim Musabelli

Z. Gëzim Estref Musabelli, ka lindur në Durrës më 07.07.1955 dhe aktualisht banon në Tiranë. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Pas kryerjes së shkollës së mesme pranë Gjimnazit “Qemal Stafa” Tiranë, ka ndjekur studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Gjeologji-Miniera, Dega – Miniera. Në vitin 1980 është emëruar si fillim inxhinier prodhimi dhe më pas përgjegjës i prodhimit në minierën e Kërrabës të Qarkut Tiranë.  Në vitin 1982 është transferuar në Minierën e Priskës në detyrën e drejtuesit teknik dhe më pas përgjegjës i minierës (Drejtor Kantieri). Në vitin 1987 për punë të mirë në fushën e minierave, Z.Musabelli transferohet në Drejtorinë Qendrore të Minierave në Mëzes me detyrë Kryeinxhinier i Ndërmarrjes Minerare.
Si rezultat i profesionalizmit që demonstroi gjatë kësaj periudhe, në vitin 1989 iu akordua një e drejtë për studime pasuniversitare pranë Universitetit të Tiranës dhe më pas kreu studime të thelluara pasuniversitare për një periudhë rreth 2 vjeçare në fushën e minierave në Austri.
Në vitin 2005 është zgjedhur Deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Në vitin 2011 e më pas ka kryer detyrën e Drejtorit të Politikave të Ujërave në Ministrinë e Mjedisit. Në  shtator 2015 merr detyrën e këshilltarit të Ministrit të Energjisë dhe Industrisë duke mbuluar kryesisht fushën e Minierave dhe Gjeologjisë. Gjatë këtyre viteve Z.Musabelli ka marrë pjesë dhe është kualifikuar në disa trajnime të ndryshme si brenda edhe jashtë vendit.
Është zotërues i mirë i gjuhës gjermane.