Zëvendës ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Dorina Çinari mori pjesë në “Asambleja Dixhitale 2018” e cila u zhvillua në Sofje, Bullgari. “Asambleja Dixhitale 2018” është një forum i madh vjetor që mbledh më shumë se 1000 palë të interesuara dhe politikëbërës të nivelit të lartë për të debatuar politikën dixhitale të Bashkimit Europian si dhe zhvillimet e fundit teknologjike. Gjatë forumit u lançua Axhenda Dixhitale e Ballkanit Perëndimor. Në kuadër të kësaj axhende Zëvendës ministrja Çinari u shpreh se Shqipëria është plotësisht e angazhuar drejt integrimit dixhital të rajonit, si detyrim dhe angazhim i patjetërsueshëm ndaj qytetarëve dhe brezave të ardhshëm. Çinari e vuri theksin tek marrëveshja e roamingut dhe zhvillimi i infrastrukturës broadband të cilat sipas saj janë objektivat kryesorë të Shqipërisë në kuadër të konektivitetit dixhital.
© Ministria e Infrastruktures dhe Energjise 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Politikat e Privatësisë