Ministri Gjiknuri bashkëbisedim me drejtues të "McCain Institute" - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Postuar më: 08/02/2018

Ministri Gjiknuri bashkëbisedim me drejtues të “McCain Institute”

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri gjatë qëndrimit në Uashington ka zhvilluar një bashkëbisedim me drejtues “McCain Institute”, një prej strukturave më serioze në fushën e përgatitjes së lidershipit ndërkombëtar.

“Diskutuam mbi mundësitë e bashkëpunimit në programet e trajnimit për fushën e hidrokarbureve”, është shprehur Ministri Gjiknuri.