Hungari, ministri Damian Gjiknuri ne samitin "Nisma 16+1" - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Postuar më: 28/11/2017

Hungari, ministri Damian Gjiknuri ne samitin “Nisma 16+1”

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, së bashku me zv/kryeministren Senida Mesi, morën pjesë Samitin e 6-të mes Kinës dhe 16 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, e njohur si “Nisma 16+1“, samit i cili zhvilloi punimet në Budapest të Hugarisë. Ky takim synon krijimin e një platforme të përbashkët bashkëpunimi për të tërhequr investime të rëndësishme në fushën e transportit e infrastrukturës ashtu sikurse në energji, bujqësi, e turizëm, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit tonë, si një ndër shtetet e kësaj platforme. Në Samit morën pjesë më shumë se 400 sipërmarrje nga Kina si edhe vende të Europës Qëndrore dhe Lindore. Gjatë qëndrimit në Budapest në kuadër të forumit “Nisma 16+1”, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri zhvilloi gjithashtu takime me kompani të mirënjohura kineze dhe fonde investimesh mes të cilave SINO-CEE Fund, Norinco International Corporation dhe China Machinery Engineering Corporation. Temë kryesore e bisedave gjatë këtyre takimeve ishte bashkëpunimi i mundshëm në projekte të rëndësishme në fushën e infrastrukturës dhe energjisë.