Në kuadër të “planit të masave operacionale për mbarëvajtjen e zgjedhjeve”, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, fton të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast të përfshirjes së punonjësve të kësaj ministrie dhe institucioneve të saj të varësisë në shitblerje të votave, intimidim të votuesve për të votuar për një subjekt të caktuar politik apo shkelje të tjera të lidhura me zgjedhjet.
Ministria e Energjisë dhe Industrisë vë në dispozicion të qytetarëve numrat e telefonit +355693927362 / +355692509592, si dhe adresat e e-mailit silva.akcani@energjia.gov.al / anisa.pina@energjia.gov.al ku mund të dërgohet informacion dhe të denoncohen shkeljet duke dërguar të dhëna, foto dhe video.
MEI shpreh angazhimin dhe vendosmërinë për të kontribuar në një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, ku çdo qytetar të jetë i lirë të shprehë vullnetin e tij.
© Ministria e Infrastruktures dhe Energjise 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Politikat e Privatësisë