Z. Ceno Klosi mban pozicionin e Zëvendës Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë që nga muaji qershor i vitit 2024.
Z. Klosi ka mbajtur më parë detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve (2021 – 2024), përgjegjës për mbledhjen efektive dhe efikase të të ardhurave tatimore, kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe taksave, me qëllim garantimin e mbulimit të shpenzimeve publike.
Nga viti 2001 deri në vitin 2021 ka mbajtur pozicione të ndryshme drejtuese në sistemin bankar si edhe në sektorin energjetik.
Konkretisht, ai ka një përvojë prej 13 vitesh në sistemin bankar ku ka mbajtur pozicione të ndryshme si: Drejtor në Departamentin e Analizës së Kredisë; Drejtor në Departamentin e Riskut të Kredisë; Drejtor në Departamentin e Financimit të Strukturuar.
Gjithashtu, gjatë eksperiencës së tij, ka mbajtur prej 7 vitesh pozicionin e Drejtuesit Financiar në operatorin kryesor të sektorit energjetik (OSHEE), si dhe për një periudhë disa mujore pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujërave dhe Mbetjeve (AKUM).
Z. Klosi, në pozicionet që ka mbuluar ka qenë pjesë e proceseve dhe reformave strategjike. Disa prej më të rëndësishmeve janë: Reforma e RECOVERY të OSHEE si pjesë e ekipit drejtues të kësaj reforme; Menaxhimi i ristrukturimit dhe ndarjes së OSHEE Group, pjesë e strategjisë së reformimit të sektorit energjetik; Hartimi i Strategjisë Kombëtare të Reformimit të sektorit të ujit, dhe së fundmi vazhdimi i reformave strukturore në sektorin e Tatim Taksave.
Kontributi i tij profesional në menaxhimin dhe ndërmarrjen e vendimeve të rëndësishme, që kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e proceseve të punës, arritjen e standardeve dhe përafrimin e tyre me ato të Bashkimit Europian është vlerësuar në mënyrë të vazhdueshme edhe nga partnerët ndërkombëtarë.
© Ministria e Infrastruktures dhe Energjise 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Politikat e Privatësisë