Gentian Këri Sekretari i përgjithshëm - Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Gentian Këri

Sekretari i përgjithshëm

Gentian Këri lindi më 31 Mars 1977. Ai është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, në Bukuresht në vitin 2000 me titullin i licencuar në shkenca juridike, si edhe zotëron gradën Master në Administrim Publik, marrë në 2013-2014. Në periudhën dhjetor 2016 – shtator 2017, z. Këri ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

 

Më herët, ai ka mbajtur postin e kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik në periudhën dhjetor 2014 deri më shtator 2016. Për rreth tre vite, z. Këri ka qenë pjesë e zyrës vendore të grupit të Bankës Botërore duke monitoruar dhe analizuar prokurimet e ndërmarra nga njësitë e projekteve të financuara nga Banka Botërore në vend dhe në rajon. Gjithashtu, ai ka shërbyer edhe si konsulent i prokurimeve në projektet e Bankës Botërore në Ministrinë e Telekomunikacionit, Transportit dhe Punëve Publike ( 2006-2009) si edhe në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për periudhën 2007-2008.

 

Gjatë aktivitetit profesional z. Këri, ka marrë pjesë gjithashtu edhe në disa projekte të kryera në vendet fqinje. Më herët z.Këri ka kryer trajnime në fushën e prokurimeve, menaxhimit financiar dhe administrimit publik në Sarajevë, Ankara, Washington DC, Bukuresht, Roterdam etj.

 

Ai zotëron shumë mirë gjuhën angleze, italiane dhe rumune.