Qendra e Ofrimit te Sherbimeve Publike te Integruara

ADISA (Agency for the Delivery of Integrated Services Albania) është Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara. ADISA është krijuar si përgjigje e nevojës së qytetarëve shqiptarë për shërbime publike efikase, cilësore dhe transparente. 

 

Misioni 

 

ADISA ka si mision të veprimtarisë te ofroje shërbime publike nëpërmjet ngritjes dhe administrimit të sporteleve pritëse për qytetarët (front office) si dhe qendrave të shërbimeve publike të integruara me një ndalesë (one-stop-shop) për shërbimet që kryhen nga institucionet dhe agjencitë e qeverisë qendrore dhe/ose të njësive të qeverisjes vendore sipas legjislacionit në fuqi ose marrëveshjeve përkatëse. 

 

Vizioni 

 

Aplikimi i modelit të ri të ofrimit të integruar të shërbimeve publike me qytetarin në qendër. 

 

Funksionet dhe përgjegjësitë: 

 

Ofron shërbime në sportele të integruara për qytetarët 

Merr pjesë në hartimin e procedurave dhe standardeve për sportelet pritëse të qytetarëve (front office) dhe zyrave mbështetëse (back office) 

Monitoron cilësinë dhe transparencën e ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarit në sportelet pritëse (front office) 

Zhvillon trajnime të vazhdueshme për stafin e sporteleve pritëse të qytetarëve (front office) 

Ngre dhe menaxhon qendrat qe ofrojne shërbime publike të integruara me një ndalesë (one-stop-shop) 

Garanton aksesin për të gjithë qytetarët dhe saktësinë e informacionit për procedurat administrative, nëpërmjet kanaleve të ndryshme moderne të komunikimit 

Kryen rregullisht optimizimin e proceseve administrative në të gjitha institucionet publike 

Harton dhe përditëson formularët standardë për marrjen e shërbimeve publike si dhe mirëmban bankën e tyre, për t’u aksesuar nga çdo punonjës i administratës publike 

 

Website http://www.adisa.gov.al/